Flash News

KRYESORE

Si rrallë herë, Soni Malaj poston foton me partnerin e saj

Që pas ndarjes nga balerini italian, Soni Malaj e ka mbajtur shumë private marrëdhënien me Klevin, partnerin e saj prej vitesh. Megjithëse janë të fejuar, Soni nuk publikon shume momente me të dashurin e saj.

Mbrëmë, Soni ka postuar një foto në Instastory me Klevin. Ata ndodhen në jug të Shqipërisë, ku siç duket po kalojnë disa ditë të mira pushimi.

Kjo është një nga fotot e rralla të cilat Soni poston me Klevin dhe fansat kanë shumë dëshirë të shohin më shumë nga çifti i dashuruar edhe pse zgjedhja për të qenë larg vëmendjes mediatike është e të dyve.

 

Të fundit