Flash News

KRYESORE

Si rritën fëmijët në vende të ndryshme të botës

Si rritën fëmijët në vende të ndryshme të

Prindërit gjithmonë bëjnë të pamundurën që të rrisin fëmijët e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme dhe në vende të ndryshme të botës, prindërit kanë metoda të ndryshme. Por kjo nuk do të thotë që është kategorike pasi edhe brenda vendit, metodat ndryshojnë nga një familje në tjetrën.

Ajo që ka më shumë rëndësi është zgjedhja e strategjive të prindërimit dhe këshilla që vlejnë për ju dhe familjen tuaj.

Por si ndryshojnë ato nga vendi në vend?

Danimarkë

Prindërit danez në të shumtën e rasteve i transformojnë emocionet dhe ngjarjet negative në një mënyrë pozitive që t`ju mësojnë fëmijëve të tyre ndjenjën e optimizmit. Në vend që t’ju tregojnë fëmijëve se ku duhet të përmirësohen, ata fokusohen në nxitjen frymës pozitive duke treguar atyre se si të përmirësohen në atë që ata tashmë janë të mirë.

Polinezi

Në Polinezi, përgjegjësia e prindërimit nuk bie vetëm mbi prindërit, por edhe mbi fëmijët e mëdhenj gjithashtu. Madje edhe fëmijët në parashkollor japin ndihmën e tyre.

Argjentinë

Në vendin tonë fëmijët zakonisht flenë kur flenë prindërit apo kur mbaron programi i fundit në televizor. Po njësoj edhe prindër Argjentinë, tregohen më “dorëlëshuar” sa i përket orarit të gjumit. Sipas tyre fëmijët duhet të jenë pjesë e mbrëmjeve apo aktiviteteve në familje, edhe nëse bëhet fjalë për një orar të vonë, sepse dhe ushqimi shërbehet më vonë atje. Kjo lloj praktike aplikohet dhe në Spanjë.

Francë

Prindërit në Francë ju mësojnë fëmijëve se vaktet duhet të falin kënaqësi dhe nuk i ushqejnë ata me imponim, siç ndodh zakoni në vendin tonë. Ata kanë një sjellje më tolerante gjatë kohës kur shërbehet ushqimi, pa i detyruar fëmijët të hanë të gjitha gjëra ndodhen në tavolinë. Mendësia e prindërve francez është: “Ha ushqimet me vlera të larta ushqimore, provo gjërat që ne po ham ose jo.”

Të fundit