Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Agron Gjekmarkaj
Unë e kam lexuar qysh në boca librin e Alfred Lelës, dhe mund të pohoj, duke pranuar limitet e njohjes personale, se "Ut heri dicebamus" është teksti më i mirë i shkruar nga një shqiptar mbi teoritë e komunikimit politik, të përdorura si stetoskop mbi shpinën dhe barkun e politikës shqiptare të fillimeve; kur diktatura shënonte fundin dhe liria fillimin, teksa mendësia e vjetër çoroditej duke hedhur mbi të renë vezoret e saj.
Në raport me Sali Berishën është i pari libër profesional, si metodologji dhe cilësi shkrimi. Në të mungon zelli i servilizmit dhe shërbestarisë së llogaritur; po ashtu gjuha e tharë e patetikës ideologjike e fermentuar nga urrejtja.
E sheh atë në distancë, pa interes, por me respekt, pa anësinë e së mirës apo të keqes, por me racionalitetin e konstatimit! Alfred Lela ka krijuar modelin se si mund të lexohet një burrë shteti shqiptar i bashkohësisë.
Këtë shërbim është nisur t'ja bëjë shoqërisë, anipse i shërbyer del edhe Sali Berisha. Dhe, në fakt, pas leximit, personazhi objekt studimi për ligjërimin e tij të viteve '90 -'92, mirëkuptohet më tepër, paditet më shumë, fshihet më pak. Një kapërcyell historik nga më të rëndësishmit e kombit tonë, shefi i opozitës në ditët e para të saj shfaqet më shumë si prijës sesa politikan dhe, sa më tepër i përshtatet politikës dhe ligjësive të saj gjithaq humbet gravitetin e Prijësit për petkun e politikanit.
Por, Sali Berisha ka synuar pushtetin, jo vetëm lëvizjen përmbysëse, dhe për atë ka ndërtuar ligjërimin që ia mundëson atë, një ligjërim që ndan duke tentuar shumicën elektorale me strukturimin e diskurseve. Lela na e rrëfen këtë metamorfozë ditë pas dite. Me një metodologji e cila mbledh disa nga figurat kryesore të komunikimit politik, por edhe të studiuesve të ideologjisë, të shekullit 20, ai vërteton e ndërton saktësisht, atë që Besnik Mustafaj ka parë nga afër, pothuaj prekur me dorë, e shprehur në parathënie, që "Sali Berisha ndihej shpirtërisht dhe me arsye i djathtë, jo deomos si rrjedhim i formimit kulturor dhe ideologjik gradual, por si rrjedhim i qëllimit që i kishte vënë vetes dhe misionit të madh që kishte marrë përsipër, në përgjigje të nevojës urgjente që kishte shoqëria shqiptare dhe kombi për çmontimin e sistemit stalinist, sistem ky që përfaqësohej nga e majta, e strehuar ende te Partia e Punës më pas Partia Socialiste".
Alfred Lela mendon, shkruan dhe flet në mënyrë cilësore, fakt ky i konsakruar nga viti në vit nga aula në aulë dhe, me këtë libër ai nuk po kërkon të testohet si autor, por me gjasë po kërkon të testojë komentatorët dhe sociologët e politikës në janë të gatshëm të modernizojnë këndvështrimet duke ulur pehashin e foklorit apo të njëanshmërisë, duke rritur forcën e logjikës dhe gamën e kulturës komparative.
Lela nuk merr përsipër ta analizojë Sali Berishën në raport me sukseset apo premtimet. Aspak.
Por, po kaq këmbëngultazi e shoqëron hap pas hapi, me laps në dorë, aty ky simptomat e arketipit gjuhësor të së kaluarës e nxjerrin si të majtë, apo konstrukti i brendshëm dhe domosdoshmëria e së tashmes ('90-'92), e çon drejt diskurit të djathtë, për të kulmuar me fjalimin brilant të ditës kur ai betohej si President.
Në atë fjalim shënohet demontimi përfundimtar i formulës 'klasë punëtore; fshatarësi; dhe inteligjencë' në favor të së fundit. Në fakt, tekste këso dore, sa historisë po aq i flasin aktualitetit, dhe në këtë ekuilibër qëndron veçantësia e tyre, dobia dhe vëmendja.
Në këtë kontekst, mund të thuhet se e djathta në Shqipëri ngjall shpresë dhe bëhet fituese, kur e udhëheq elita, kur kjo elitë krijon kauza, kur këto kauza shndërrohen në program dhe ky program përmbush vullnetin shoqërisë për liri dhe mirëqenie.
Sali Berisha i asaj kohe e ushqeu këtë iluzion të vjetër të shoqërive. Deri diku e përmbushi. Alfred Lela tenton ta tërheqë drejt historisë vetëm me dy vitet e tij të para, paçka se, me nderim studiuesi dhe pa emfazë militanti a hallexhiu që kërkon diçka në këmbim. Por, Sali Berisha përpiqet ende të mos joshet nga streha e re, edhe pse tundimet i shfaq herë pas here në forma të ndryshme. Lela i ka hapur derën dy kanatësh duke e vënë në krye të odës së burrave të djathtë të këtij vendi. Mënyrën dhe kohën e zgjedh vetë; me vrik a dalngadalë, me sokëllimë a në majë të gishtave në muzg...
Askush nuk vë dot bast se Berisha di të befasojë, duke lënë pas, për dikë nostalgjinë, për të tjerë mungesën, për disa të pazëvendësueshmin, për kundërshtarët 'armikun e madh' për të djathtët berishizmin, për pasardhësit neoberishizmin.
Të cilit Alfred Lela i ka zbuluar rrënjët. Si një bujk i palodhur që e njeh mirë arën e tij.
*Fjala e studiuesit mbajtur në promoviminin e librit 'Ut heri dicebamus-Fjalori politik i Berishës '90-'92'
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38