Flash News

KRYESORE

Si ta dallojmë gripin nga alergjitë

Si ta dallojmë gripin nga alergjitë

Me ardhjen e pranverës dhe ndryshimet klimatike, shtohet edhe simptomat e alergjisë në rrugët e frymëmarrjes.

Shpesh herë mund të ndodhë që ta ngatërrojmë gripin me alergjitë, por ka disa mënyra për ta kuptuar ndryshimin.

Shqetësimet e para janë të përbashkëta tek të dyja, dhimbje koke, teshtima, ftohje, dhe vetëm vizita te mjeku mund t'ju vërtetojë nëse keni të bëni me infeksion apo alergji.

Simptomat e gripit zgjasin 7 deri në dhjetë ditë maksimumi, ndërsa një alergji zgjat për javë apo muaj nëse nuk trajtohet, dhe sipas alergjenëve të pranishëm në ajër.

Simptomat e gripit shfaqen ngadalë, ndërsa alergjitë godasin direkt. Kështu, gripi vjen ngadalë, një ditë bllokohen hundët, të nesërmen ethet e më pas temperatura. Ndërsa në momentin që hyn në kontakt me alergjenin shenjat shfaqen brenda pak orësh.

Të fundit