Flash News

KRYESORE

Si ta lexojmë vendimin 'ramizian' të Presidentit për dekretimin e Xhafajt?

Si ta lexojmë vendimin 'ramizian' të Presidentit për

Alfred Lela

Demokratët kanë pritur të dëgjojnë shkundullimën e rrëzimit virtual të 'bustit politik' të Fatmir Xhafajt, ashtu si shqiptarët u rrëqethën nga rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës në 20 shkurtin e 26 viteve më parë. Presidenti i Republikës zgjodhi një qëndrim thuajse 'ramizian': tha se ishte kundër Xhafajat por, i shtrënguar konstitucionalisht, do ta pranonte 'kalimin' e Ministrit para firmës së tij. Presidenti, megjithatë, nuk i dha fund, as debatit dhe as mundësisë së rtëzimit të atij që Enver Hoxha nuk është, por me diktatorin u shfaq në një foto shend-e-vere të tri dekadave më parë.

Këtë mundësi e ka Ilir Meta me grupin parlamentar të LSI. Për ata që u lehtësan sot nga 'kalimi' i Xhafajat, është ende një pengesë në rrugë. Votimi në parlament mund t'i ngjajë 'skizmës' që u shfaq mes LSI dhe PS në rastin e shkarkimit të Enkeleda Shehit, bashkëshorte e një prej krerëve të partive opozitare.

Të kuptohemi: nuk mjafton parehatia që Ilir Meta dhe Fatmir Xhafaj ushtrojnë ndaj njëri-tjetrit. Sintetizuar te debati i tyre 'live on TV', ku deputeti socialist i kujtonte shefit të LSI: Dashuria iku tani ruaj qetësinë.

Meta, sigurisht, mund të zgjedhë qetësinë. Por, a zgjat kjo qetësi deri më 18 qershor dhe, sidomos pas tij? A do t'i duhet kryeparlamentarit që të rifutet në ciklin e parehative? Apo, të gjitha parehatitë janë të kapërdishme para rehatisë së madhe të pushtetit?

Presidenti, jo pa të drejtë, ka dashur ta shtyjë drejt parlamentit krizën. Ai është mjaftuar duke thënë se ka tension, se ka probleme të politizimit të Policisë së Shtetit, se ka kanabizim. Të cilat janë të gjitha teza të artikulauar nga njerëzit e Ilir Metës.

Shefit të LSI i duhet të jetojë edhe me këtë alogjikë: të pranojë se qeveria dhe pushteti politik janë shtrembëruar dhe, po ashtu të pranojë të rrijë brenda shtrembërimit.

Ilir Meta nuk ka pse të ikë diku tjetër. Nuk ka pse të hidhet në krahun tjetër. Një riformatim të asaj që ai e konsideron, nëpërmjet gojëve të njerëzve të tij, si të shtrembëruar, ia ka borxh logjikës. Edhe asaj politike.

Ideja se Fatmir Xhafaj është një provokim i Ramës për Metën, mund të jetë bash e kundërta. Xhafaj mund të jetë hedhur në 'arenë' për të gjeneruar atë krizë që do ta zgjidhë krizën.

Të fundit