Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Si ta mbrojmë qeverinë nga kryeministri”, kjo është pyetja që ngre deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi përmes një analize të gjatë në rrjetet sociale.
Patozi shkruan për qeverinë “Rama 2” për ndryshimin e strukturës së qeverisë dhe sipas tij ky ndryshim është i qëllimshëm nga kryeministri Rama.
“Është fare e qartë për këdo që gjithcka është ngjizur dhe ndërtuar në funksion të përqëndrimit edhe më të madh të pushtetit tek një njeri i vetëm. Ku ministrat e rralluar janë thjesht gishtërinjtë e të njëtës dorë” shkruan Patozi.
Reagimi i Patozit:
SI TA MBROJMË QEVERINË NGA KRYEMINISTRI?
Po të nisesh nga doktrina i bie që si të djathtë ne duhet të ishim të kënaqur me qeverinë e re të Edi Ramës. Por duhet të jesh fare naiv dhe të mos kesh jetuar asnjë ditë në Shqipëri që ta konsiderosh aplikim të konceptit për shtet të vogël kabinetin e fundit të timonierit tonë. Sepse është fare e qartë për këdo që gjithcka është ngjizur dhe ndërtuar në funksion të përqëndrimit edhe më të madh të pushtetit tek një njeri i vetëm. Ku ministrat e rralluar janë thjesht gishtërinjtë e të njëtës dorë.
Por nuk është ky subjekti i shqetësimit tim. Ajo që më bën më shumë përshtypje në kompozimin e qeverisë së re është lehtësia për të ndryshuar kaq radikalisht strukturën qeverisëse të një vendi të varfër. Dhe nuk është se ka pasur rotacion pushteti, por është i njëjti kryeministër, i cili revizionon vetveten në mënyrë kaq agresive, pasi ka qeverisur 4 vjet pa ndërprerje. Jam i sigurt se po ta pyesësh Edi Ramën ai ka në majë të gjuhës përgjigjen, që është reflektim i mundësisë për të drejtuar i vetëm. Por, sipas meje, nuk mund të jetë kurrë arsye kaq e fortë vetëm mungesa e ministrave të LSI-së, për ta çuar timonin e Shqipërisë nga shiu në breshër.
Për të qenë realistë, duhet thënë se, ndonëse më i ekzagjeruari, Edi Rama nuk është shembulli i vetëm i këtyre 25 vjetëve në Shqipërinë potkomuniste. Për fatin tonë të keq, jo vetëm kur mbarojnë zgjedhjet, por edhe në mes mandatit, ne jemi të kërcënuar nga trillet e kryeministrave për ndryshime strukturore të ministrive, por edhe të institucioneve në varësi të tyre. Dhe kjo ka ndodhur pothuajse gjithmonë, ndonëse arsyet nuk kanë qenë kurrë të njëjta dhe në disa raste ato mund të kenë qenë të përligjura.
Dhe pyetja është se kush mban përgjegjësi për miliarda lekë, që hidhen në kosh për rikontruksione godinash, fasada, mure, shtesa kati, zyra, karrige dhe kancelari, të cilat mund të ndërrohen edhe çdo vit, në varësi të fantazisë, nevojave të castit, apo edhe humorit kryeministrit?
Edhe vendet më të pasura të botës do të mateshin një mijë herë para se të ndryshonin skemën e qeverisë, ndërkohë që udhëheqësi i një shteti brekëgrisur (të më falin patriotët) nuk e ka fare problem, jo vetëm ta bëjë, por edhe ta shesë atë si një model për t'u përshëndetur.
Por ndoshta shpenzimet administrative të këtij remonti kapital të qeverisë nuk janë e keqja më e madhe. Llogarit goditjen shpesh herë të qëllimshme, që pëson administrata, së cilës i bie performanca dhe i rritet pasiguria, sepse asnjëherë nuk i dihet se ç'sjell e nesërmja. Le më pastaj sa herë bëhen zgjedhje, kur të gjithë nëpunësve u shkon gjaku në fund të këmbëve. Sepse nuk ka asgjë të sigurt, edhe sikur, do Zoti dhe fiton partia e tyre.
Dhe duhet të kemi parasysh që për shumë punonjës të administratës janë investuar miliarda, ndoshta shumë më tepër se sa për muret dhe për orenditë e ndërtesëve qeveritare. Është edhe kjo një arsye se përse ne kemi sot administratë kaq të depersonalizuar, saqë është e gatshme ta duartrokasë me frenetizëm udhëheqësin në fjalimet ala Fidel Kastro, edhe kur ai nuk lë gjë në tokë pa thënë kundër tyre.
Por çfarë është më e rëndësishmja, Shqipëria e sotme, megjithë defektet e veta, nuk është në vitin 1913, kur sapo ishte krijuar shteti dhe konteksti politik ishte i gjithi i pafavorshëm, që duhet të eksperimentojë kaq shumë.
Të mos harrojmë se qytetari, biznesi vendas dhe investitorët e huaj, vendosin një raport të caktuar me institucionet e shtetit, dhe është qartazi në disfavorin e tyre, që ato të ndërrohen cdo dy muaj, sa herë që t'i shkrepet kryetimonierit.
Përtej dëmit moral, jam shumë i sigurt, që ky "revolucion" administrativ, ka edhe një kosto reale financiare për qytetarët shqiptarë dhe ata të huaj që jetojnë në Shqipëri, për të cilën nuk kanë asnjë arsye pse të paguajnë. Sepse nuk mund dhe nuk duhet te mbajë asnjëherë qyetetari përgjegjësi për paaftësinë, por ndoshta edhe për cmenduritë e qeverisë së vet.
Në këto kushte, kam bindje se lind nevoja e një moratoriumi kombëtar për ruajtjen e strukturës qeverisëse, për t'i mbrojtur institucionet dhe qytetarët nga dalldisje si ajo e Edi Ramës, por edhe nga çdo kryeministër tjetër në të ardhmen. Shqipëria në këto vite as ka humbur dhe as ka fituar gjë nga formati i kabineteve dhe as nga numri i ministrave, por çdo faturë, për mirë a për keq, e ka marrë nga vullneti politik i atij që ka administruar pushtetin.
Ndaj edhe nuk na gjen ndonjë gjë nëse e përcaktojmë, fjala vjen për 15 apo 20 vjet, se cila do të jetë në mënyrë strikte piramida e ekzekutivit, por ndoshta edhe vendi konkret i godinave të qeverisë. Jo vetëm do t'i kursenim këtij vendi të varfër miliona euro, energji dhe andralla, por do të tregonim minimumin e një shteti serioz, që respekton veten, administratën dhe qytetarët e vet.
Dhe kjo ka vetëm dy mundësi që të bëhet, ose përmes një pakti kombëtar, mazhorancë - opozitë, ose përmes kushtetutës apo një ligji të vecantë. Një opozitë e denjë ka një mijë mënyra për ta luftuar dhe rrëzuar qeverinë dhe nuk ka pse kompleksohet pse bie dakord me qeverinë për një çështje, ku të dyja palët mund të lëshojnë fare pak nga konceptet e tyre ideologjike (a thua se aty mbeti puna), në funksion të një objektivi, që i shërben njësoj vendit.
Jam shumë skeptik që një gjë e tillë ka për të ndodhur shpejt, sepse nuk shoh asnjë shenjë që timonieri i vetëkënaqur nga tepsia, që ka i ka dalë përpara, të jetë i gatshëm ta pranojë. Ndërkohë që, për të qenë i sinqertë, nuk shoh ndonjë predispozitë që ta ketë këtë shqetësim edhe bashkëautori i marrëveshjes së 18 majit. Sepse në katandisjen politike të Shqipërisë, kjo loja me formulën e qeverisë shikohet ende, jo vetëm si instrument diabolik në funksion të forcimit dhe i ndarjes së llokmave të pushtetit, por edhe si një mjet pervers i demonstrimit të plotfuqishmërisë së njëshit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38