Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Edi Rama e ka paralajmëruar, në njëfarë mënyre, atë vendim që do të merrte, bashkë me kreun e opozitës, dy muaj më vonë, duke hapur një 'televizion të vetin' të cilin e quajti ERTV. I pakënaqur siç ishte me 'mediat e kazanit', edhe pse në to ishte star-i i mëngjeseve dhe mbrëmjeve, Kryeministri është munduar gjithnjë t'i shmangë, ato që konsiderohen si 'media tradicionale' në favor të një komunikimi 'të centralizuar', në Facebook apo Tëitter, që i lejon atij dhe stafit të jenë drejtorë, kryeredaktorë, redaktorë dhe kronikanë të një ngjarjeje, që është gjithashtu e tyrja.
Kreut të opozitës, i cili është më konservator, si në veshje ashtu edhe në komunikim, se sa homologu i tij i anës tjetër, iu desh të shpikte një gjë më radikale, duke dalë me gjithsejt prej konservatorizimit, Çadrën e protestës. Askush nuk e ka thënë, por Çadra ishte edhe një formë e protestës së opozitës kundër establishmentit mediatik. Një përpjekje për t'ia marrë me zor atë që s'i jepej, por që i takonte.
Asnjë opozitë, në 25 vjet pluralizëm politik, nuk ka qenë mediatikisht më e përgjunjur se ajo e Lulzim Bashës. Nëse Top Channel i rezistoi trysnive të Berishës dhe pushtetit të tij, duke i mbetur në krah opozitës së Ramës, ata që ishin në krah të Berishës në kohën e pushtetit të tij, kapërcyen, me lehtësinë e jaguarëve, në atë anë të savanës politike ku ndodhej gjahu i lakmuar ekonomik.
Kundërshtia e fortë, beteja dhe kriza politike, dhe nevoja e palëve për të patur akses informativ, i mbante edhe mediat të karikuara dhe, rrjedhimisht të lakmuara nga palët politike.
Marrëveshja Rama-Basha e çliroi skenën politike nga kriza, duke zhvleftësuar, rrjedhimisht, edhe kuotat e larta në bursën e shkëmbimeve që u njihej televizioneve. Duke qenë se partitë e mëdha nuk ia kanë më nevojën kronikës së një përplasjeje të madhe, nuk kanë pse çmojnë hapësirën ku do u duhej normalisht ta vendosnin këtë kronikë.
Nuk po themi se kjo është mirë apo keq. Thjesht është.
Megjithatë, nuk mund të themi as se Rama e Basha janë treguar të drejtë me ligjin e ri, i cili mund të konsiderohet anti-privat. Atyre do u duhej të zbatonin në Shqipëri njërën prej formave legjislative, amerikanen apo britaniken.
E para është e shfrenuar në reklamimin mediatik, dhe në çdo fushatë shpenzohen qindra miliona dollarë vetëm në reklamë për kandidatët dhe partitë. Amerika nuk i njeh kufizimet në fushatat politike, edhe pse si vend puritan ndjek shumë kufizime të tjera.
Krejt ndryshe, spartane mund të thuhet, është Britania e Madhe e cila e kufizon fushatën, duke mos lejuar reklamën politike televizive. Partitë kanë një minutazh të caktuar në televizione për të shpallur programet, që në fjalorin politik të ishullit quhen 'manifesto'.
Rasti i Britanisë mund të përkufizohet në titullin e një specialeje të NPR-it, Radios Publike Amerikane "No big money or TV ads" (jo parasë së madhe dhe reklamave televizive).
Sigurisht, të dy rastet janë të parashikuara në legjislacionet e vendeve përkatës, në atë set ligjesh që konsiderohet si 'media regulations'.
Rama e Basha kanë vendosur 'të shpikin' një model sui generis, të cilin zakonisht e marrin prej Amerikës apo Britanisë. I cili, duhet thënë, ka edhe nota kineze brenda; pikërisht të Kinës, një vend ku ekonomia është e asaj tipologjie që njihet si kapitalizëm shtetëror. Kjo është zgjatur edhe në 'ekonominë e medias'.
Të dy liderët politikë dhe partitë e tyre, e kanë një hapësirë ku mund të reklamojnë falas: Televizonin publik shqiptar. Sa u takon televizioneve private, ata mund të rregullojnë me ligj hapësirën e mbulimit mediatik, dmth se sa minuta merr secila parti në kronikat politike, por jo reklamat, që janë 'njësi tregtare'. Të cilat mund të zgjedhin të mos i bëjnë në TV private, por jo t'i bëjnë falas pikërisht aty.
Edhe pse qarkullon si aksiomë e pakundërshtueshme, e kundërshtueshme është megjithatë, fjalia se 'televizionet janë private, por frekuencat janë publike'. Po, frekuencat janë publike, ama jo për propagandën, por për idetë politike. Ekspertët e komunikimit politik i klasifikojnë, pa pikë mëdyshjeje, reklamat partiake si propagandë, të njëanëshme dhe të pabesueshme nga publiku.
Hakmarrja e Ramës dhe e Bashës duhet të ishte shërbyer më e ftohtë: Nuk bëjmë reklamë këtë sezon politik, por duam përfaqësim të ndershëm në kohën televizive të kronikave të lajmeve, e cila mund të konsiderohet si 'frekuencë publike'.
Ky mesazh, që politika i jep medias, nuk duhet lexuar me 'zemërim tregtar'. Mediat tradicionale, ndoshta duhet të përfitojnë profesionalisht nga ajo që humbin financiarisht nga 'armiqësia', dhe në zemërimin e saj të fillojnë të raportojnë se ç'ndodh në të vërtetë gjatë fushatës elektorale të partive.
Nëse reklamat duhet t'i transmetojnë falas, ata nuk kanë pse bëjnë të njëjtën gjë me kasetat e gatshme që u vijnë nga partitë.
Përndryshe, nëpër televizionet shqiptare do shihnim 'kronikën e një poshtërimi'.
©Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38