Flash News

KRYESORE

Si të digjni kalori duke fjetur? Sekreti i trendit më të ri

Si të digjni kalori duke fjetur? Sekreti i trendit më të ri

Problem ii peshës është diçka që shqetëson pjesën më të madhe të popullsisë por jot ë gjithë kanë vullnetin e duhur për t`u marrë me diata apo ushtrime fizike. Por mos u shqetësoni, për “dembelët” ka një zgjidhje.

 T flesh 45 minuta dhe  ndërkohë që humb kilet e tepërta është trendi më i ri i dobësimit i cili  quhet ” Napercise”. Ideja anti-stres ka mbërritur nga drejtues të linjës së palestrave “David Lloyd Clubs”.

Seancat e dobësimit zhvillohen ne salla komode, ku janë të siguruara shtretërit, batanija dhe maska për sy. Ato janë ideuar posaçërisht për prindërit që ndihen shumë të lodhur sa për të shkruar edhe në palestër. Megjithatë nuk përjashtohen as të rinjtë.

Shtretërit janë të pajisur me sensorë që kryejnë funksionin e biçikletës. Dhomat ku janë vendosur shtretërit gjithashtu kanë një temperaturë të përshtatshme për djegien e kalorive, ndërkohë që njerëzit flenë. Muzika në sfond është e qetë, në mënyrë që të krijohet ambienti perfekt për t’u relaksuar dhe fjetur për 45 minuta.

Kathryn Pinkham, eksperte e gjumit, tregon se qëllimi i krijimit të këtyre klasave është të lehtësojnë ndjesitë e ankthit dhe stresit, të përmirësojnë humorin dhe rrisin përqendrimin tek prindërit, ndërkohë që djegin edhe kaloritë.

Burimi: Independet 

Të fundit