Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Si të gatuajmë biskotat e Krishtlindjeve me vetëm katër përbërës
Atmosfera e Krishtlindjeve përveç zbukurimeve të ndryshme, ndihet edhe në ushqimet që hamë. Prandaj ju propozojmë sot recetën e disa biskotave fantastike me copëza çokollate.
Përbërësit:
1 kg miell për ëmbëlsira
200 gram copëza çokollatash
½ filxhan me vaj
2 vezë
Përgatitja:
Në një enë të madhe shtoni miellin, çokollatën dhe vajin. Shtoni vezët dhe e përzieni mirë.
Kaq ishte! Tani merrni një lugë akulloreje (në mungesë të saj përdorni një lugë të zakonshme), merrni nga brumi i biskotave dhe i vendosni në një tavë. Kujdesuni që më parë të keni shtruar një letër kuzhine dhe biskotat të kenë një distancë nga njëra tjetra.
I fusni në furrë për 12 minuta, në temperaturë 180 gradë celsius. Biskotat janë gati.
Shijojini dhe ndajini me miqtë tuaj. Festat për këtë janë, të na afrojnë me njerëzit dhe të dhurojmë dashuri! /shije.al