Flash News

KRYESORE

Si të kujdeseni në të ftohtë për lëkurën tuaj

Si të kujdeseni në të ftohtë për lëkurën tuaj

I ftohti është një nga shkaktarët kryesorë  të problemeve në lëkurë duke qenë se lëkura është pjesa më e ekspozuar e trupit ose barriera mbrojtëse ndaj të gjithë faktorëve të jashtëm dhe brendshëm.

Jo vetëm problemet kardiake apo gastrointestinale, të ftohtët sjell probleme edhe për lëkurën. Në periudhën e ftohtë në të cilën jemi, uljet e temperaturave shkaktojnë dëmtime në lëkurë. Kështu, krahas lëkurës së thatë, mjekja vë theksin te rastet e shpeshta të pacientëve, lëkura e të cilëve është prekur nga simptomat e morthit.

Zonat ku morthi shfaqet më shpesh janë ato përreth gishtave, hundës, veshëve, mjekrës dhe faqeve, sipërfaqe të cilat janë edhe në kontakt më të shpeshtë me të ftohtin. Të shumta pohohet të jenë edhe rastet e shfaqjes së morthit tek gishtat e këmbëve.

Kujdesi në këto raste duhet të jetë maksimal, pasi në të kundërt kalimi i dëmtimit prek edhe shtresat më të brendshme të lëkurës. Nuk janë të pakta rastet, thotë dermatologia, kur pacientët vijnë me një lëkurë që ka krijuar plagë.

Të fundit