All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Si të lani kostumet në shtëpi

All - Paragraf - 1

Meshkujt "dashuronjës" të kostumeve, padyshim që kanë dhe një problem tjetër me këtë pasion të tyrin. Larjen e kostumeve. Ideja që duhet ti çojnë gjithmonë në pastrim kimik është disi e lodhshme dhe shpesh herë aspak e përshtatshme.

All - Paragraf - 3

Mirëpo ka disa teknika se si mund të lani kostumin tuaj në shtëpi, pa e dëmtuar strukturën e tij.

Hap pas hapi procesi i larjes:

Si fillim, sigurohuni që rrobat të jenë të palosura siç duhet, në mënyrë që të shmanget agjitimi i copës gjatë procesit të larjes. Palosjen kryejeni duke filluar rrotullimin nga fundi deri në krye. Dhe më pas futini në qese (janë tip çantash rrjetë, enkas për të mbështjellë rrobat kur i fusni në lavatriçe).

Hidhni një sasi të përshtatshme të detergjentit që përdorni për makinën tuaj larëse. Në përgjithësi, hidhet një luge gjellë detergjent në këtë rast kur sasia e rrobave është e paktë. E rëndësishme është që detergjenti të jetë cilësor dhe që i mban rrobat e buta.

Sapo makina larëse të përfundojë me të gjitha ciklet e saj, hiqni menjëherë rrobat nga lavatriçja dhe nxirrni ato nga qeset e tyre individuale për të parandaluar ndonjë ngërçim shtesë.

Lavatriçja duhet të gradohet rreth rreth 30 ° C - 40 ° C.

Teknika e tharjes

Mos përdorni tharjen që ofron lavatriçja sepse në varësi të materialit të kostumit që po lani, tharja mund ta dëmtojë. Tharjen mund ta bëni duke e varu kostumin në varëse në një nga ambientet e shtëpisë që nuk e frekuentoni shumë. Ose ta shtrini diku dhe të hidhni një peshqir të thatë e të pastër sipër.

Pas tharjes natyrale, duhet ta krihni me një krehër enkas për këtë rastë (një shembull krehri është në foto më poshtë).

Burimi: Gentelman`s Gazette

Të fundit