Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Pjesa më e vështirë gjatë verës për ata që i kanë flokët e gjata, është si t`i mbajnë ata. Në mënyrë që të duken bukur por edhe të jenë sa më të freskët.
Ja disa modele se si mund ti mbani flokët tuaj sipas llojit, modelit dhe stilit që keni:
Flokët në formë ananasi
Sa më lart të jenë të kapura flokët, sa më të lirshme dhe kaçurrela aq më mirë.
Një kapele dhe dy bishtaleca
Ndajini flokët në dy pjesë dhe kapini ato përgjatë gjithë gjatësisë se tyre dukë marrë formë pufkash.
Të kapura me kapëse
Kaçurrelat dhe lagështia mund të jenë miqtë tuaj më të mirë nëse ato kombinohen me këto aksesorë. Kapni disa pjesë me kapëse për t’i mbajtur flokët larg fytyrës.
Flokë gjysmë të kapura
Përdorni një shami për të kapur një pjesë të flokëve duke i lënë paksa të ngatërruara.
Gërshetat
Gërshetat nuk dalin kurrë nga moda. Provoni këtë model duke krijuar shumë gërsheta të vogla në gjithë flokun tuaj.
Flokët të kapura lart dhe të ngatërruara
Një model shumë i thjeshtë dhe ju kursen shumë kohë.
Flokët me barreta
Barretat janë kapëset e mëdha, të cilat mund t’i gjeni në forma dhe ngjyra të ndryshme. Përdorini ato për të kapur baluket duke i ndarë në dy pjesë në dy anët e kokës. Ju këshillojmë të përdorni barretat metalike.