Flash News

KRYESORE

Si të mbroni telefonin nga temperaturat e larta

Si të mbroni telefonin nga temperaturat e larta

Kujdesi për shëndetin gjatë ditëve të nxehta të verës është shumë i rëndësishëm. Shumë nga ne mezi i presim këto ditë, por nëse keni vënë re, pajisjet tuaja telefonike nxehen shumë dhe kjo mund të jetë e dëmshme.

Por ka disa mënyra se si mund t`i shpëtoni pajisjet elektronike nga nxehtësia. Mirë është që të mos i ekspozoni në diell, duke tentuar t`i mbani në hije ose t`i lini në çantë.

Mos hiqni kasën mbrojtëse nga telefoni. Ajo e izolon nga nxehtësia dhe ul disa gradë Celsius. Mos lër hapur Bluetooth-in, vendodhjen apo edhe Ëi-Fi, në rastet kur nuk ke nevojë për to.

Do të ishte akoma edhe më mirë nëse e vendos në “airplane mode”, pasi do e mbajë telefonin edhe më të freskët. Nëse po e shihni se telefoni po nxehet pak nga pak, fikeni menjëherë dhe lëreni të ftohet.

Në ditët e nxehta të verës, harrojini lojërat apo “Google Maps”. Mos harro pajisjet elektronike në makinë. Edhe përse nuk është në diell, makinat mund të nxehen tej mase shpejt. Ndaj menjëherë sapo parkon makinën, merri pajisjet elektronike me vete.

Mos e vendos në karikim nëse telefoni është i nxehtë. Edhe nëse është në “airplane mode” apo i fikur, karikimi e nxeh tej mase telefonin. Dhe zgjidhja e të gjithave është të blini një mini-freskuse për telefonat që vendoset në pjesën e karikimit, që kushton vetëm 5 dollarë.

Të fundit