Flash News

KRYESORE

Si do të ndryshojë lumi Lana në Tiranë me projektin e ri

Si do të ndryshojë lumi Lana në Tiranë me projektin e ri

Projekti “Parku i Besimit” ka filluar të realizohet me ndërhyrjet në sheshin ‘Skënderbej’, për të vijuar drejt sheshit ‘Nënë Tereza’.

Pjesë e projektit është edhe ndryshimi i shtratit të lumit Lana, që përshkron kryeqytetin.

Lana është riprojektuar për t’u bërë një sistem vetë-pastrimi, së bashku me shtratin e tij dhe pemët. Bankinat aktuale me beton kontribuojnë në më shumë ndotje, prandaj natyralizimi i shtratit të lumit është vendimtar për pastrimin e ujit. Bimësia rreth saj do të jetë e frymëzuar nga librat e shenjtë. Fetë u referohen bimëve të ndryshme për ndikimet në jetën njerëzore. Përvoja e njerëzve që enden nëpër park ndikohet shumë nga pemët dhe lule që hasen.

Realizimi i këtij projekti pritet të marrë disa vite deri në përfundimin total.

Të fundit