Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Si të përdorësh anglo-amerikanët kundër popullit-'Refleksione 2' nga Edi Rama
Alfred Lela
Kur sapo e kishte marrë pushtetin, në intervista ekstravagante për mediat e huaja, Edi Rama deklaronte se ishte i obsesionuar me vdekjen apo, se, kur të tërhiqej nga politika, do bëhej rrobaqepës. Tani, kur duket se pushteti po sheh fundin, z. Rama po dëshmon, me fjalë e sjellje se është në fakt i obsesionuar me pushtetin; se rënia prej tij e tremb më shumë se vdekja dhe, kur të bjerë, nuk do të bëhet rrobaqepës, por do të vazhdojë të arnojë në kostumin politik të Shqipërisë obsesionet e tij.
Një pamje e këtij peizazhi të së ardhmes u shfaq, kërcënuese dhe e shastisur, mu në gojën e kryeministrit. Ai kërcënoi se, ata që do të pengojnë, por edhe ata që do të ndjekin pengestarët (lexo qytetarët, nënshtetasit e Republikës), procesin e votimit më 30 qershor, përveçse do të ndiqen penalisht, do t'u ndalohet hyrja (e përjetshme!!!) në BE dhe në ShBA.
Ligjërimi politik në Shqipëri ka njohur shumë metafora me kundërvënie dikotomike e mira/e keqja; e bardha/ e zeza; ne/ata; miqtë/ armiqtë; të huaj/ tanët; armiku i jashtëm/ armiku i brendshëm; Oksidenti/ Baba Dovleti; NATO/Traktati i Varshavës, etj. Duke eksploruar kundërvënie të tilla, prijësit shqiptarë kanë vënë shpesh, për interesa personale, të klanit apo pushtetit, popullin kundër një tjetri, një të huaji, një armiku, një bajlozi, e kështu me radhë. Ka ndodhur, sigurisht, edhe pse në raste më të rralla, e kundërta: prijësit kanë përdorur të huajt për t'ia kundërvënë popullit të vet, apo një pjese të tij. Fan Noli qortohet për 'ndihmën bolshevike' për të rrëzuar kundërshtarin politik; Ahmet Zogu se përdori serbët për të marrë pushtetin që i kish rrëmbyer Noli; Esat Pasha se lidhej sa me francezët, me grekët, me osmanët për të kënaqur ëndjen për pashallëkun e tij. Kundërvënia më e ligë, mbeten ndoshta pasuesit injorantë të Haxhi Qamilit që bërtisin 'dumBabën!' dhe kërkonin rikthimin e sulltanit në viset shqiptare (edhe pse kërcënimi i tyre përdorte vetëm logon, jo ushtrinë e një fuqie të huaj).
Edi Rama, oksidental në pamje të jashtme, ka treguar më se një herë se si orientalizma i luan rrengje në shpirt. Komunizmi, të cilit ia kundërshtonte grinë dhe krejt spikamën (a)estetike, kur ishte pedagog në vitet '80, me sa duket, e ka mposhtur së brendshmi duke iu shfaqur si tërbim senil, i njëjti me atë që treguan anëtarët e Byrosë Politike, në grahmat e fundit të komunizmit, kur përbetoheshin se nuk e jepnin pushtetin pa gjak.
Duke i kundërvënë popullit të tij, anipse ai popull nuk e ka votuar, 'fuqitë e huaja' Rama tregon, jo vetëm kufijtë e fundmë që është gati të shkelë për pushtetin e vet, por edhe sinoret a paana të marrëzisë. Me këtë akt të fjalës kryeministri përmbyll ecjen mbrapsht të Shqipërisë gjatë gjashtë viteve të pushtetit të tij: vizat që i gjeti të liberalizuara kërcënohen nga Holanda; statusi i negociatave është ende pezull; të vetmet investime të huaja janë ato që gjeti kur erdhi (TAP dhe Statkraft), etj.
Duke përdorur morsën europiane dhe amerikane për 'të shtrënguar' kundërshtarët politikë dhe ndjekësit e tyre, Rama nuk ka fyer vetëm shqiptarët, por edhe përfaqësuesit e vendeve te të cilat mbështetet për këtë 'pogrom politik' . Ambasadorët e vendeve të BE, dhe e ngarkuara me punë e ShBA, nuk duhet ta lejojnë kryeminstrin shqiptar të flasë në emër të tyre, apo të krijojë 'getot politike dhe shoqërore' që po mbjell nëpër Shqipëri. Geton e opozitës, geton e shoqërisë civile, geton e medias, geton e internacionalëve, geton e drejtësisë, etj. Edi Rama nuk mund t'i mësyjë popullit të vet 'fuqitë e mëdha' për të treguar nëpërmjet hijes së tyre të rëndë, pafuqinë dhe depresionin e vet politik.
Më 30 qershor ai mundet të zgjedhë vetëm nëse do të jetë Ramiz Alia apo Hekuran Isai. Populli dhe historia nuk bëjnë votime, por zgjedhje, kur vendosin për profilin e secilit prijës, qoftë ky Esat pasha, Haxhi Qamili apo Edi Rama.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38