Flash News

KRYESORE

Si të përdorni kripën për të pastruar shtëpinë

Si të përdorni kripën për të pastruar

Kripa është një nga përbërësit që nuk mungon asnjëherë në kuzhinën tonë. Shekuj më parë konsiderohej si e çmuar, ndërsa tani mund ta blini me një çmim shumë të arsyeshëm. Përdorimi i tepruar i kripës shkakton disa efekte anësore në shëndet, si hipertension, probleme me veshkat etj. Megjithatë, ajo mund t’ju ndihmojë shumë për pastrimin e shtëpisë. Prandaj, nëse doktori ua ndalon konsumimin e kripës në sasi të tepruar, përdoreni atë për pastrimin e shtëpisë.

Si ta përdorni kripën në shtëpi?

Mbani lulet të freskëta për një kohë të gjatë duke shtuar pak kripë me ujë në vazo.

Ndaloni rritjen e barërave të këqija në oborrin tuaj duke shpërndarë kripë në vendet ku rriten ë shumë.

Hiqni akullin nga rruga ose trotuari duke hedhur kripë.

Mbani milingonat larg duke shpërndarë kripë në hyrjet e shtëpisë, si përreth dritareve dhe poshtë derës.

Thani rrobat gjatë dimrit duke hedhur një dorë kripë në ciklin e fundit të larjes, kështu ata nuk do të ngrijnë kur t’i ndeni.

Largoni aromën e keqe tek këpucët duke hedhur kripë brenda tyre para se t’i lani.

Si ta përdorni kripën për të pastruar shtëpinë?

Hiqni të gjitha gjërat e derdhura në sobë gjatë gatimit. Hidhni pak kripë në sobë dhe pastrojeni me një pecetë të lagur.

Pastroni njollat e verës në rroba. Vendosi pak kripë tek pjesa ku është bërë pis dhe fërkojeni me shumë kujdes. Lëreni për pak minuta dhe më pas e lani rrobën. Nëse keni derdhur verë pa dashje në qilim, hidhni pak kripë dhe pastrojeni me një copë të lagur. Më pas e fshini me fshesë korenti.

Hiqni akullin nga frigoriferi. Hidhni kripë dhe ujë mineral në derë dhe brenda frigoriferit, lëreni për pak minuta dhe më pas hiqni akullin dhe e pastroni.

Hiqni njollat e ndryshkut nga rrobat duke përzier një grimë të vogël të kripës me lëng limoni. Më pas lëreni të thahet pak në diell dhe në fund e lani si zakonisht.

Hiqni njollat e bardha tek mobiliet prej druri, të shkaktuara nga objekte si vazo apo diçka e njomë. Aplikoni pak vaj dhe kripë tek mobiliet, dhe pastrojeni me një copë.

Hiqni erën e keqe nga kavanozat ose shishet plastike. Hidhni një lugë gjelle brenda tyre dhe lëreni për pak minuta. Më pas i lani me detergjent, si zakonisht.

Hiqni yndyrën dhe aromën e keqe nga lavamani. Përzieni pak kripë me uthull molle dhe hidheni direkt në lavaman. Më pas e shpëlani me ujë.

Të fundit