Flash News

KRYESORE

Si të përgatisim një "smoothie"?

Si të përgatisim një "smoothie"?

 “Smoothie” është një koncentrat energjie 100% natyral i bërë me fruta e perime dhe përdoret shumë nga VIP-at. Është shumë i përshtatshëm për mëngjes ose për zemër dhe gjithashtu të heq etjen, duke të dhënë vitamina dhe kripëra minerale.

Kjo është mënyra se si mund ta përgatisni. Nuk ju shpenzon shumë kohë dhe është e thjeshtë.

“Smoothie” me luleshtrydhe dhe banane

Përbërësit 

200 gr luleshtrydhe dhe banane, 1 lugë sheqer ose mjaltë, 250 ml kos dhe mente

Përgatitja

Gjëja e parë që duhet të bëni është prerja e frutave. Vendoseni vetë nëse doni më shumë banane apo luleshtrydhe në “smoothie”-n tuaj. Pasi i keni prerë frutat, hidhini pak sheqer ose mjaltë atyre. Më pas, hidhini kosin, mundësisht të jetë i trashë. Futeni të gjithë atë që keni përgatitur në mikser, duke i shtuar mente.

Përziejeni për 2-3 minuta derisa të merrni një masë homogjene, pas asnjë copë fruti.

Nëse e doni “smoothie”-n më të lëngshëm, mund t’i shtoni disa lugë qumësht dhe vazhdoni ta përzieni në mikser. Hidhini ndonjë kub akulli nëse e doni të ftohtë.

Të fundit