Flash News

KRYESORE

Si te rrisim Fertlititetin?

Zgjedhjet e stilit të jetës te një grua mund të ndikojnë në fertilitetin e saj, pra aftësinë e saj për të

lindur fëmijë në të ardhmen. Prandaj, është e rëndësishme që çdo grua e cila kërkon të mbetet

shtatzënë, duhet të tregohet e kujdesshme në zgjedhjen e stilit të jetesës.

Të zgjedhurit e një stili jetese të shëndetshëm është ndër masat e para që çdo grua duhet të marrë në

ndihmë të fertilitetit të saj, sipas rekomandimit të mjekëve të spitali Hygeia, përkatësisht:

  • Mbani një peshë të shëndetshme. Të qenit mbi peshë ose shumë nën peshë mund të

    pengojë proçesin normal të ovulimit.

  • Parandaloni sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Infeksione të tilla si klamidia

    dhe gonorrhea janë ndër shkaktarët e drejpërdrejtë që çojnë në infertilitet të femrat. Pra

    merrni masa mbrojtëse.

  • Evitoni nëse mundni turnet e natës në punë.  Nëse kryeni rregullisht trunet e natës

    atëherë rriten shanset për infertilitet, sepse vlerësohet se ndikojnë prodhimin e hormoneve,

    Nëse jeni të detyruara të punoni në turnin e natës atëherë mundohuni të flini gjumë

    mjaftueshëm gjatë pjesës tjetër të ditës që nuk punoni.

  • Minimizoni stresin. Gjatë periudhës që planifikoni të mbeteni shtatzënë mundohuni të

    minimizoni sa më shumë stresin,  aplikoni teknika relaksi (Yoga) që ju ndihmojnë kundër

    stresit.

Ҫfarë duhet absolutisht të evitoni ?

Edhe në këtë rast kemi të bëjmë me zgjedhjet tuaj të stilit të jetesës. Pra mbroni fertilitetin tuaj:

  • Mos pini Duhan. Prija e duhanit lidhet me uljen e nivelit të fertilitetit. Konsumi I duhanit

    ndikon në plakjen para kohëve të vezëve dhe maturimin e tyre para kohe. Nëse jeni

    duhapirëse dhe po tentoni të mbeteni shtatzënë duhet ta lini menjëherë dhe nëse nuk

    mundeni kërkoni ndihmën e një specialist.

  • Limitoni sasinë e alkolit që konsumoni. Konsumi i madh alkolit shoqërohet me  rritje të

    rrezikut për çrregullime të ovulacionit. Nëse pot entoni të mbeteni shtatzënë evitoni

    plotësisht konsumin e alkolit.

  • Kontrollini sasinë e kafeinës. Limitoni sasinë e kafeinës në jo më shumë se 180 – 240 ml

    kafeinë (kafe) në ditë.

  •  Kujdes nga aktiviti fizik i tepërt. Ushtrimi i një aktiviteti fizik të sforcuar mund të pengojë

    ovulimin dhe të reduktojë prodhimin e hormonit të progresteronit. Nëse keni një peshë të

    shëndetshme dhe po programoni një shtatzëni të mundshme konsideroni të limitoni

    aktivitetin tuaj fizik në jo më shumë se 5 orë në javë.

  • Evitoni ekspozimin ndaj toksinave. Ndotja ambientale dhe toksinat si

    pesticidet,solucionet e pastrimit kimik mund të ndikojnë negativisht në fertilitet.

Dhe si përfundim:

Nëse jeni duke planifikuar një shtatzëni dhe jeni të shqetësuara për ndikimin që ka stili juaj i jetesës

në fertilitetin tuaj, krahas sa më lart, rekomandohet që të kontaktoni me mjekët specialistë të cilët do

t’ju këshillojnë mbi mënyrat më të mira për të përmirësuar fertilitetin tuaj që do ju ndihmojnë për të

rritur shanset për të mbetur shtatzënë.

Klinika e Fertilitetit Hygeia, me mbi 1000 çifte të trajtuar çdo vit, me mbi 700 bebe të lindura dhe

me një përqindje suksesi 75 %, I ka dhënë shpresë dhe ka trajtuar me shumë sukses çiftet të cilët

janë përpjekur me vite të tëra për të patur një femijë dhe kanë gjetur zgjidhje pranë Klinikës tonë të

Fertilitetit.

Pas këtij suksesi, qëndron puna e palodhur dhe profesionale e një stafi mjekësh profesionistë, të

kualifikuar në Universitet më në zë të Anglisë, me një eksperiencë mbi 25-vjeçare mbi problemet e

fertilitetit:

1- Dr. Stefanos Chandakas, Drejtor i Klinikës së Fertilitetit Hygeia Tiranë, mjek gjinekolog dhe

kirurg endoskopist. 2- Dr.Marinos Tsirigotis, specialist në Shëndetësinë Riprodhuese, me një

eksperiencë mbi 20 vjeçare me problemet e infertilitetit. Është specializuar dhe ka kryer praktika

klinike të specializuara në Spitale më me zë në Angli si dhe mbrojtur doktoraturën në Londër. Që

prej vitit 1992 është emëruar Anëtar I Kolegjit Mbretëror të Gjinekologëve në Angli ndërsa në vitin

2004 ju dha titulli bashkëpunëtor I Kolegjit Mbretëror të Gjinekologjisë në Britani.

3- Dr.Michail Pelekanos, shef I Laboratorit të Embriologjisë, specialist embriolog me një

eksperiencë mbi 20-vjeçare në fushën e embriologjisë. I specializuar për Embriologji klinike në

Spitalin Kings College në Londër dhe I pajisur në vitin 1993 me liçencë në aplikimin e teknikave të

mikrofertilizimit nga Autoriteti I Fertilizimit dhe Embriologjisë Humane në Angli (HFEA). Në vitin

1994 ka qenë Drejtor i Laboratorit London Gynecology & Fertility Centre dhe gjatë kësaj kohe është

emëruar Anëtar I Embriologëve Klinik dhe Shkeëncave Biomjekësore në Angli.

4- Dr.Marsel Haxhia, mjek embriolog, diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 2009, është

trajnuar për Embriologji Klinike dhe Fertilizim In Vitro në Ankara, Turqi. Ёshtë çertifikuar si

“Embriolog Klinik” nga Shoqata Europiane e Riprodhimit Human dhe Embriologjisë

(ESHRE)”Ndërkohë që në karrierën akademike numëron një sërë publikimesh, referimesh e

pjesëmarrjesh në konferenca shkencore brenda e jashtë vendit.

5- Dr.Otilja Dekovi,Mjeke gjinekologe dhe specialiste për problemet e infertilitetit, diplomuar në

Fakultetin e Mjekësisë në vitin 2004 dhe specializuar për Obstetri-Gjinekologji në vitin 2012

Trajnuar në Sofie, Bullgari, mbi përqasjen anamnestike të çiftit me probleme infertiliteti, protokollet

e stimulimit ovarian. Bashkëpunon ngushtësisht me stafin e mjekëve grekë në aplikimin e

programeve të personalizuara të trajtimit për çdo çift.

Klinika e Fertilitetit Hygeia Tiranë

Tel: + 355 4 23 90 000/0676104393

Email: [email protected]

Të fundit