Si të shmangni lodhjen që ju shkakton stina e pranverës

Lodhja e pranverës ose siç njihet ndryshe me emrin “sindroma e ndryshimit të stinës”, shoqërohet me dhimbje të lehta koke, shqetësime fizike dhe psikologjike, dhe vjen si pasojë e ndërrimit të kushteve klimaterike.

Kjo lloj gjendje prek pothuajse të gjitha moshat por më së shumë gratë nga 35 në 54 vjeç.

Kjo gjendje mund të kalohet më me pozitivitet nëse ndjekim disa udhëzime të rëndësishme.

Qëndrimi për një kohë të gjatë në ajër të pastër në natyrë

Në ditët ose në kohën kur ndihemi më energjikë duhet të organizoheni duke lënë mënjanë angazhimet e ditës për të bërë një shëtitje në natyrë. Aktiviteti fizik na siguron endorfinën falas dhe serotoninë, si aleat për gjendjen shpirtërore, e cila lufton stresin dhe na jep atë lodhje të shëndetshme që predispozon në një gjumë të mirë të natës. Një ecje e përditshme prej gjysmë ore, është e mjaftueshme për të përfituar shumë, rregulli i vetëm është të ecim me gjallëri dhe pa u ndalur.

 Ushqyerja e shëndetshme dhe e balancuar

Hapi i parë është hapja e ditës me një mëngjes të mirë, të bërë me qumësht ose kos dhe drithëra. Pranvera është gjithashtu koha ideale për të pastruar trupin pas dimrit “letargjik”, duke ndjekur për disa ditë një regjim detoksifikimi dhe duke rikthyer hidratimin që na nevojitet për ditët e nxehta.

Ushqimet e pasura me Omega 3, te peshku i kuq dhe magnez, drithërat, bishtajoret, frutat e thata dhe soja janë gjithashtu të dobishme.

Ti kushtojmë vetes kohë për tu qetësuar

Së fundi, gjejmë kohën për t’iu kushtuar pak vetes tonë dhe aktiviteteve që na japin kënaqësi dhe sjellin humor të mirë.