Flash News

KRYESORE

Si të zgjidhni një kostum të mirë

Çdo burrë duhet të ketë një kostum, më të mirin. Një kostum i mirë dhe që i përshtatet trupit e stilit tuaj, ju bën të ndiheni më i mprehtë, i mençur dhe i sofistikuar.

Por si mund të zgjidhni modelin më të mirë për ju?

Le të fillojmë....

Çfarë ju përshtatet?

Blerja nuk fillon në dyqan por në kokën tuaj. Si fillim duhet të ndani mendjen për çfarë e doni kostumin: e doni për punë? Për në darkë? Për dasmën e një miku? apo për të treja bashkë? A është ky kostumi juaj i parë apo e keni humbur numërimin tashmë?

Okay, fillojeni me ngjyrën.

Zgjedhja më e mirë do të ishte ngjyra gri. Sepse tek meshkujt kjo ngjyrë përshtatet shumë dhe është lehtësisht e kombinueshme.

Nëse doni të shkoni me ngjyra të forta se ngjyrat e ngurta, opsioni më i mirë janë kuadratet (por rrijini besnik ngjyrave gri, gri e errët dhe të zezës). Nëse jeni për këtë zgjedhje, është mirë që të zgjidhni një stof të lehtë, është i mirë për punë dhe çdo rast tjetër.

Zgjidhni prerjen

Pasi të keni ndarë mendjen për ngjyrën, vendosni për llojin e kostumit që doni. Nëse e doni në një ngjyrë të vetme, me prerje të ngushtë apo disi më të lirshme. Kjo mund të përshtatet më së miri me preferencat tuaja.

Marrë nga GQ.com.

Përshtati në shqip: Politiko

Të fundit