Flash News

KRYESORE

Si t`ia zbusni mjekrën atij

Si t`ia zbusni mjekrën atij

Ju mund ta dalloni lehtësisht një mjekër të shëndetshme dhe të kuruar dhe një mjekre të pashëndetshme. Një mjekër e shëndetshme është e butë dhe e rrëshqitshme. Shpesh herë meshkujt  e kanë bezdi të merren me produktet dhe për të zgjedhur atë çka i përshtatet. Për beqarët këtë "detyrë" duhet ta bëjnë vetë e ndërsa ata që kanë një partnere në krah, ajo mund t`u japë një ndihmë të vogël . "GQ.com" sjell disa taktika se si mund ta bëni më "soft" atë.

Prisni me gërshëre mjekrën tuaj. Shpesh.

Si fillim krihni mjekrën lart e pastaj bëni krehjen normale dhe shihni se cilat qime rrinë lart. Ato prijini. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të kontrolluar "qimet e padisiplinuara".

Lajeni mjkerën tuaj çdo ditë

Për arsye të shumta. Së pari, një pastrues hidratues do të zbusë qimet e mjekrës teksa e pastroni. Së dyti. larja e shpeshtë pastron pluhurin dhe vajin e tepërt. Prania e të cilave dëmton mjekrën.

Aplikoni balsam ose vaj dy herë në ditë që të zbusni mjekrën

Dy herë në ditë aplikoni një balsam ose vaj për mjekër. Këto produkte depërtojnë tek qimja duke e zbutur atë. Gjithashtu kjo i jep një relaks dhe qetësi qimes tuaj duke marrë një drejtim tjetër si dhe duke i dhënë shkëlqim.

 

 

Të fundit