Flash News

KRYESORE

Si u arrestua Redjan Rraja, tentoi të largohej nga Shqipëria përmes Rinasit

Si u arrestua Redjan Rraja, tentoi të largohej nga Shqipëria

Redjan Rraja, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare u arrestua si një person i dyshuar që gisht në atentatin e së premtes ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja, Aleksandër Laho ose ‘i forti i Sukthit’, si dhe shoferi Andi Maloku.

Nga gjurmët e ADN-së të gjetura në mjetin e braktisur në Ishëm pak orë pas atentatit, policia me urdhër të Prokurorisë arrestoi 34-vjeçarin Rraja, me precedentë të mëparshëm penalë. Sipas ‘News 24’, Rraja ka tentuar të largohet nga Shqipëria përmes aeroportit të Rinasit.

Po ashtu, ai dyshohet se mund të mos ketë vepruar direkt për interesat e tij, por për llogari të grupeve të tjera kriminale.

Dyshohet se objektivi i atentatit ka qenë Aleksandër Laho.

I dyshuar për atentatin ndaj prokurorit, kush është Redjan Rraja, dy ngjarjet e bujshme ku u përfshi në të shkuarën

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, arrestohet si i dyshuar nipi i deputetit të PS

Të fundit