Flash News

KRYESORE

Si u dashurua Granit Xhaka me Leonitën qe punonte si kamarjere

Si u dashurua Granit Xhaka me Leonitën qe punonte si kamarjere

Granit Xhaka është kthyer në yllin e Arsenal dhe shpesh herë ka marrë dhe shiritin e kapitenit me këtë skuadër. Korrekt dhe lojtar shumë i zoti, Graniti ka arritur të kthehet në një nga lojtarët më të mirë në botë.

Historia e Granit Xhakës dhe familjes së tij është shumë interesante dhe mediat kanë shkruar shumë, qoftë dhe për origjinën e tij shqiptare. Kësaj radhe, mediat janë ndalur në historinë e dashurisë me Leonitën.

"The Sun" ka shkruar një artikull ku tregon se si është njohur Graniti me Leonitën. Në këtë artikull shkruhet se çifti është njohur teksa mesfushori luante me Borussia Manchengladach dhe Leonita punonte në një lokal në Gjermani, si kameriere. Leonita, njësoj si Graniti, vjen nga një familje shqiptare e Kosovës. Leonita ka treguar se fillimisht kanë jetuar në Prishtinë, në kryeqytetin e Kosovës, para se familja e saj të zhvendosej në Tuhrit.

Të fundit