Flash News

KRYESORE

Si u kthye në makth aplikacioni që krijoi 16-vjeçarja Harshita Arora

Harshita Arora ka lançuar në fund të janarit një aplikacion të sajin një mjet për të treguar vlerën e kriptomonedhave të quajtur Crypto Price Tracker. Reagomi ka qenë jashtëzakonisht pozitiv. Brenda pak ditësh, shërbimi u vlerësua si aplikacioni më i popullarizuar numër 2 në kategorinë e financave të Apple Store, duke shënuar më shumë se 900 shkarkime deri në fund të javës.

Por gjërat morën një tjetër kthesë dhe ajo që ndodhi më pas ofron një shembull befasues se si ‘cyberbullying’ mbetet një problem real.

Një përdorues këmbënguli në një postim në Reddit se aplikacioni në të vërtetë ishte një “plagjaturë”, me pak fjalë Arora nuk i meritonte meritat që ajo po merrte për shërbimin. Arora menjëherë mbrojti punën e saj në internet – duke shpjeguar në seksionin e komenteve të Reddit se një mentor e kishte ndihmuar atë të bënte fotografi në bazën e kodimit online, por që dizajni ishte krejtësisht i saji .

Por kjo u kthye në ‘boomerang’ për 16-vjeçaren me origjinë indiane, ku disa targetonin moshën e saj, disa gjininë dhe shumë të tjerë racën.  

Nuk ka rëndësi nëse Arora e ka krijuar vetë dizajnin e aplikacionit të saj, ajo që tregohet është pikërisht problemi i vazhdueshëm i cyberbullying, veçanërisht kundër femrave në teknologji. Gjithashtu thekson rëndësinë e lëvizjes #MeToo dhe rëndësinë e besimit të historive të treguara nga femrat.

Aplikacioni i saj prej 0.99 $ ka rezultuar në më shumë se 1.400 shkarkime në më pak se një muaj dhe kohët e fundit ajo mori dy oferta blerjeje. Arora thotë se tashmë është e vështirë për të punuar në një projekt të dytë, një aplikacion për inteligjencën artificiale, për të cilën ajo ka marrë 5,000 dollarë kredit në Amazon Ëeb Services nga një firmë sipërmarrëse mentorësh. Ajo madje ka refuzuar një ofertë pune nga Zebpay, një kompani për shkëmbim kriptomonedhash indiane, pasi do të fokusohet në biznesin e saj të ardhshëm, shkruan “Bussines Mgazine”.

Të fundit