Flash News

KRYESORE

“Si u martova mes plumbave”, moderatorja shqiptare flet për historinë e saj të dashurisë

“Histori dashurie” ishte emisioni i cili nisi në vitin 2009-të dhe u fiinalizua në  2012-n, periudhë kur moderatorja Ermira Çausholli, ishte shtatzënë me vajzën e tretë. Pas kësaj, ajo vendosi të largohet nga ekrani dhe për tre vite të plota t’i përkushtohet familjes dhe vajzës së vogël.

Duke folur për familjen, tri vajzat dhe raportin e veçantë që ka me to, Ermira kthehet pas në kohë duke kujtuar një histori aspak e zakonshme ajo që i ka ndodhur.

Studentja e Gjuhës dhe Letërsisë u dashurua me Arditin, student për Mjekësi, dhe pak kohë pas lidhjes, prisnin të bëheshin prindër: “Fëmija i parë erdhi kur unë dhe Artiti ishim studentë, të fejuar. Nuk i thamë jo dhe nuk ia këshilloj askujt ta bëjë këtë në çdo kohë që të vijë në jetë një fëmijë. Sigurisht, nuk paragjykoj rastet kur një çift e ka të pamundur ta përballojë”, – rrëfen ajo për “Rudina.”

Në  mars të ’97-s Ermira ishte në Korccë dhe kishte mbetur shtatzënë, ndërsa Arditi në Tiranë. Bashkë me familjen e tij dhe dy shokë të Akademisë së Rendit, Arditi u nis drejt Korçës, mes plumbave, për të marrë nusen.

 “Ishte 21 mars ’97. Ne bashkëjetonim prej kohësh në Tiranë, por dasmën do ta bënim tradicionale. Shkodra dhe Korça kishin një kimi të jashtëzakonshem edhe për festat. Unë isha shtatzënë, vendosëm të martohemi dhe nuk menduam se ç’do ndodhte.…Qëlluam me fat që shpëtuam nga maskat. Unë u vesha nuse në shtëpi, rrugës kisha paliçetat e shtatzënisë. Dasma në Korçë nuk u bë, sepse lokali u dogj me gjithë perdet e kuqe dhe pasqyrat që doja….”, rrëfen Ermira.

Të fundit