Flash News

KRYESORE

Si u përfshi Fatmir Meta në vrasjen e Azem Hajdarit

Si u përfshi Fatmir Meta në vrasjen e Azem Hajdarit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi ndaj kërcënimit që kryeinspektori i IKMT-së Fatmir Meta i bëri deputetit Agron Shehaj, ditën e sotme në Jalë. Basha u shpreh  se Fatmir Metaj, i njohur ndryshe si Fatmiri i Nasibesë, ka një të kaluar kriminale, pasi është pjesëmarrës në vrasjen e liderit të dhjetorit, Azem Hajdari.

“Për ata që nuk e njohin se janë të rinj ose për ata që e kanë harruar historinë e 20 vjetëve më parë, Fatmir Meta është ish-shefi i komisariatit të Tropojës në periudhën më të errët. Me makinën e shefit të komisariatit të Tropojës Fatmir Meta, banda udhëtoi me 12 shtator 1998 për në Tiranë dhe i bëri atentat heroit të demokracisë, Azem Hajdari.

Po atë natë, me makinën e shefit të tyre Fatmir Meta, banda e veshur me uniformën e policisë u kthye në Tropojë e pandaluar nga askush”, tha ndër të tjera Basha.

Deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari u ekzekutua mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, pak metra larg selisë së PD-së në kryeqytet. Për vrasjen e deputetit Hajdari u akuzuan Jaho Mulosmani si dhe tre vëllezërit Izet, Ismet dhe Isamedin Haxhia. I vetmi që u shpall i pafajshëm ishte Fatmir Meta.

Sipas deklarimeve, personat e përfshirë në ngjarjen ku mbeti i vrarë Azem Hajdari, udhëtuan nga Tropoja në Tiranë me makinën e Metës. Jaho Mulosmani, i dënuar përjetë për vrasjen e Hajdarit, i kishte kërkuar makinën dhe celularin Metës, para se të ndodhte vrasja.

Të fundit