Flash News

KRYESORE

Si u prit nga zyrtarët e lartë ndyshimi i emrit të Maqedonisë

Si u prit nga zyrtarët e lartë ndyshimi i emrit të

Kryeministrin Zoran Zaev ka marrë urime të shumta nga personalite të larta ndërkombëtare lidhur me vendimin e Kuvendit të Maqedonisë për votimin e ndryshimeve kushtetuese për ndërrimin e emrit të shtetit në Maqedonia e Veriut, ashtu siç parashihet me marrëveshjen me Greqinë të arritur më 17 qershor 2018.

Kryeministri grek, Aleskis Tspira,, e ka uruar kryeministrin Zaev për vendimin e Kuvendit të Maqedonisë, duke e vlerësuar si "hap të rëndësishëm në zbatimin e marrëveshjes së arritur".

Votimin në Kuvend e kanë përshëndetur edhe komisionarja e Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme si dhe komisionari për Zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Hahn.

“Shpresojmë se ky vendim historik do të krijojë dinamikë pozitive dhe përparimin e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Hahn në Twitter.

Po ashtu, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se “NATO e përkrah fuqishëm implementimin e Marrëveshjes, që paraqet kontribut për stabilitet dhe prosperitet në rajon”.

Të fundit