Flash News
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Si u shfaq zv/ministri Caka në provën e parë si kryediplomat: Fotot që tregojnë se duart 'nuk futen gjithkund'
Politiko.al
Ministri i Jashtëm (zëvendësues), Gentian Cakaj, ka patur sot në Bukuresht provën e parë si shef i diplomacisë shqiptare. Ai është takuar me disa homologë të vendeve europiane, ndër të tjerë edhe me ministrin e Jashtëm grek që, ashtu si ai është 'mëkëmbës' i Ciprasit në detyrë. Takimet kanë qenë formale dhe pa shumë lajme, të natyrës së kortezisë diplomatike, kështuqë vëmendja është përqendruar te performanca vizuale e Cakajt.
Zv/ministri i Jashtëm është një i ri simpatik i cili 'pëlqehet' nga lentet e kamerave dhe aparateve fotografikë. Duhet thënë gjithashtu se ai ngjan si dikush që nuk shkon në mjediset e shefave të diplomacisë europiane, dhe kjo vjen prej moshës së re, gjë që bie në sy lehtësisht. Megjithatë mosha nuk mund të jetë defekt.
Një të tillë ministri i Jashtëm (zëvendësues) e ka zbuluar në takimet që ka patur me homologët e shteteve të tjera. Ka të bëjë me shtrëngimin e duarve, apo me duart në përgjithësi. Në një prej fotove Cakaj shfaqet duke i vënë dorën në shpinë nje ministri dhe në tjetrën duke i bërë duart 'me kate' mbi shtrëngimin e duarve me nje homolog tjeter.
Gjesti i Cakajt vjen prej emocioneve dhe mosnjohjes së protokollit diplomatik. Caka bën atë që nuk do t'u lejohej as kolegëve të tij shumë më të vjetër në moshë: tregon mbështetje dhe empati me anë të dorës në shpinë dhe 'dorës mbi dorë'. Në këtë rast e panevojshme.
Ministri ynë i Jashtëm duhet t'i mbajë duart në pozicione 'konservatore' duke iu bindur kufizimeve të etiketës diplomatike.
Caka, shqiptar i lindur në Kosovë, është vënë në syrin e ciklonit pas zgjedhjes së tij si ministër i Jashtëm nga kryeministri Rama. Presidenti Meta nuk e dekretoi Cakën dhe kryeministri pasi e siguroi për vete dekretin presidencial vendosi t'ia delegojë 28-vjeçarit detyrën e ministrit të Jashtëm.