Flash News

KRYESORE

Si u zbulua mashtrimi i fermerëve, i shesin për “bio” prodhimet e blera në treg

Si u zbulua mashtrimi i fermerëve, i shesin për “bio”

Lezha, edhe pse një nga rajonet me një rendiment mjaft të lartë në bujqesi, ku prodhimi jo vetëm plotëson, por edhe tejkalon kërkesat, përballet e mbushjen e tregut me prodhime të importuara, si nga jashtë ashtu edhe nga rrethe të tjera të vendit. Ky fakt bëhet i ditur nga Drejtori i Bujqësisë në Lezhë Ndoc Lleshi sipas të cilit shumë fermerë marrin produkte të importuara ose të qyteteve të tjera dhe i shesin si prodhim të tyre. “Ka prodhime bujqësore dhe blegtorale që nuk janë të Lezhës, por të pjesëve të tjera të Shqipërisë dhe madje edhe nga importi”, thotë Lleshi, duke shtuar se shqetësues mbetet dhe përdorimi i pesticideve dhe hormoneve në perime dhe fruta ndaj e kjo dëmton jo vetëm shëndetin e konsumatorit por dhe token. “Fermat që prodhojnë për treg janë më të monitoruara pasi mundësia e kontrollit është më e madhe. Fermat e vogla është pak më e vështirë. Ata mendojnë se duke shtuar plehrat mbi dozë mendojnë se fitojnë. Por, ai nuk e kupton se ka dëmtuar tokën për vitet e tjera.”

Këto “marifete” të tregtarëve të vegjël i has edhe në vende të tjera, sidomos në kryeqytet ku shumë prej tyre i blejnë produktet në treg, me çmim shumice dhe pasaj i servirin në tregje ambulante me një çmim më të lartë, si produkte bio nga ferma e tyre. 

 

Të fundit