Flash News

KRYESORE

Siç e paralajmëruan, rinis protesta në “Unazë të Re”. Banorët përgënjeshtrojnë Veliajn

Siç e paralajmëruan, rinis protesta në “Unazë

Banorët e Astirit kanë rinisur protestën tek Unaza e Re duke bllokuar rrugën ashtu siç e paralajmëruan në drekë, pas takimit të disa qytetarëve me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Protesta e banorëve ka hyrë sot në ditën e 24-të dhe që prej ditës së parë ata kundërshtojnë ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, pasi sipas tyre projekti prek banesat e tyre. As shiu dhe as i ftohti nuk i ka ndalur banorët të dalin me karrige nga shtëpia të ulen në mes të rrugës.

Banorët vazhdojnë me të njëjtat thirrje “Nuk na përçani dot”, “Jug, veri jemi një” e “do t’i mbrojmë shtëpitë me gjak”. Banorët mohojnë të jetë shembur ndonjë banesë deri më tani si dhe të kenë marrë pjesë në takimin me Veliajn, ndryshe nga ç'u shpreh kryebashkiaku.

Të fundit