Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Sidrit Bejleri publikon foton prekëse: Rrallë herë jam ndjerë kështu
Këngëtari i njohur shqiptar, Sidrit Bejleri ka kërkuar ndërgjegjësimin e të gjithë ndjekësve të tij në rrjetet sociale që t’i vijnë në ndihmë një djali 15-vjeçar të prekur nga një sëmundje.
Bejleri poston një foto, nga një moment prekës, teksa e viziton në spital, ndërsa shkruan se është ndjerë i pamundur për të bërë diçka, ndaj kërkon ndihmën e të gjithëve për ta ringritur sërish në këmbë djaloshin Musa Baculi.
“Rrallë herë jam ndjerë kështu. I pamundur për të bërë diçka, se edhe përjetimet bëjnë të vetën...
Ky djalë ka nevojë për ndihmë. Është Musa Baculi, vetëm 15 vjeç. Drita e vetme e syve të nënës së tij, Afërdita.
Dashtë Zoti, sëbashku mund t’ia dalim!
Nuk ju kushton asgjë t’a SHPËRNDANI!!!”, shkruan Bejleri.