Flash News

KRYESORE

Sidrit Bejleri: Urgjente! Dikush po vjedh para në emrin tim

Këngëtari Sidrit Bejleri, i cili është angazhuar dhe në emisionin që bëjnë bamirësi "Shqiptarët për shqiptarët”, ka bërë një njoftim në faqen e tij zyrtare në Facebook se po vjedhin para në emër të tij.

Ai bën me dije se profili i Facebook i hapur në emër të tij, është "Fake".

Njoftimi i Bejlerit:

URGJENTE!!!

Përshëndetje të dashur miq!

Jam sinjalizuar mbrëmë që prej disa ditësh një adresë facebooku me emrin tim po kërkon shuma të konsiderueshme për “bamirësi”.

Nuk është adresa ime, sepse unë kam vetëm këtë adresë ku po ju shkruaj!

Fondacioni “FIRDEUS” dhe “Shqiptarët për shqiptarët” i kanë numrat e llogarive ku mund të derdhni dhurimet tuaja, të deklaruara dhe gjithashtu nuk kanë përfaqësues ne terren.

Ju lutem edhe një herë, mos bini prè e mashtruesve të tillë!

Ju lutem shpërndajeni sa më shumë!

Zoti i shpërbleftë bamirësit!

Me dashamirësi

Sidrit Bejleri

Të fundit