Flash News

KRYESORE

Siguria e Bashës, Meta thërret kreun e SHISH dhe komandantin e Gardës: Dua informacion!

Siguria e Bashës, Meta thërret kreun e SHISH dhe komandantin e

Presidenti Ilir Meta ka thërritur në takim kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit, Helidon Bendon, si dhe komandantin e Gardës së Republikës.

Në këtë takim, Meta ka kërkuar informacion të detajuar mbi sigurinë e kreut të PD, Lulzim Basha.

Ky takim vjen pas publikimit të letrës së Sekretarit të PD, Gazmend Bardhi, dërguar ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Bardhi i kërkonte gjithashtu informacion mbi të dhënat ku është bazuar se kryedemokrati është në rrezik për jetën, ndërsa të premten kishte zhvilluar një takim informal me shoqëruesin e Bashës, Feim Dollapaj.

“Kreu i PD në rrezik”, Lleshaj takim me truprojën e Bashës, Bardhi letër ministrit: Sqarohu ose PD e konsideron shantazh

 

Të fundit