Flash News

KRYESORE

Siguria në rajon dhe BE, Xhafaj njofton takimet e rëndësishme

Siguria në rajon dhe BE, Xhafaj njofton takimet e rëndësishme

Përmes një postimi në “Twitter”, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj theksoi se ditën e sotme dhe nesër do të mbahet Ministeriali Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor për Çështjet e Brendshme e Drejtësisë.

Xhafaj pohon se këto 4 ditë janë të ngjeshura me takime dhe aktivitete sa i takon sigurisë në BE dhe rajon.

“4 ditë të ngjeshura me takime dhe aktivitete për çështje të sigurisë në BE e rajon. 2-3 tetor, takim i Drejtorëve të Policisë së vendeve ballkanike, Europol, DEA, FRONTEX, UNODC. Sot e nesër, Ministeriali Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor për Çështjet e Brendshme e Drejtësisë.

Ministra nga vende të Ballkanit dhe të BE-së, së bashku me Komisionerin e BE-së Avramopoulos. I pranishëm edhe Ministri i Brendshëm i Austrisë, vend që mban Presidencën e radhës të BE-së, si dhe shumë personalitete të agjencive të ndryshme ligj zbatuese europiane. Mirësevini!”, shkruan Xhafaj.

Të fundit