Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Sigurimi me detyrim i banesave është rrjepje e pastër shtetërore!"
Lidhur me projekt-ligjin e fundit për sigurimin e detyrueshëm të banesave, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Sipas tij, “ky sigurim i detyrueshëm është rrjepje e pastër shtetërore, një gabim logjik, i padrejtë dhe i rrezikshëm”. Ja argumenti i Manjanit për projektligjin:
“Lajme raportojnë për një projekt ligj të AMF që kërkon të sigurohen me detyrim banesat. Pra cilido që është pronar i një banese duhet përdhunisht ta sigurojë atë!
Ky është lajmi i shpërndarë. Projekt ligji në vetvete mbahet sekret!
Me kaq sa raporton media, duke ruajtur çdo rezerve për teksin e projektit që nuk arrijmë ta lexojmë, duket se kemi një problem shumë të madh.
Kemi një error ligjorë llogjik por edhe të rrezikshëm.
- Ligjërisht.
Rregulli i përgjithshëm na tregon se Kontrata e sigurimit është një akt vullneti i dyanshëm. Pra duhet që palët (i siguruari dhe Siguruesi) të kenë vullnet të lirë për të lidhur një kontratë sigurimi.
"Akt vullneti" do të thotë që palët nuk diktohen nga askush që të lidhin një kontratë. Ata motivohen nga interesi reciprok por jo nga vullenti i dikujt tjeter! Ky është rregulli!
Përjashtimisht, në raste tepër të rralla, për shkak të kryerjes së ndonjë veprimtarie me burim rreziku të shtuar, si psh ngarja e makinës, mund të imponohet lidhja e një kontrate sigurimi.
Por ky është vetë një përjashtim sepse rregulli tregon se sigurimi është akt vullneti!
Pra imponimi që kërkon të vendosë ligji për të siguruar banesën bie ndesh me kuptimin ligjor të kontratës së sigurimit si AKT VULLNETI i LIRË.
Përjashtimin po kërkojnë ta bëjnë rregull!!!
2. Llogjikisht.
Është deri diku e kuptueshme që të administrosh një digë apo të hysh në trafikun rrugor, mund të shkaktojë dëme. Pra këto njihen si veprimtari me rrisk dhe si të tilla vendoset edhe deryri për të siguruar veprimtarinë nga defektet apo gabimet njerëzore.
Por të banosh në shtëpinë tënde nuk e kuptoj se çfarë dëmi mund të shkaktosh?! Të banuarit nuk është detyrimisht rrisk!
Se po ta vijojmë më tej këtë llogjikë rrisku që të vjen nga keq qeverisja psh është shumë më i kushtueshëm se, të banuarit të shtëpi po e po, por edhe sa një aksident automobilistik. Qeveria, uji e zjarri janë rreziqet që njihen që herët. Por kjo nuk sigurohet, sepse qeveria zgjidhet me vullnet!
Atëhere pse u dashka të sigurojmë me dhunë shtëpitë që janë thjesht të ngulira në tokë?! Ato as lëvizin e as nuk i bien në qafë askujt!!
3. E padrejtë.
Ideja është që me të ardhurat nga sigurimet e detyrueshme, qeveria të mbulojë shpenzimet e emergjencave civile!
Pra e thënë më thjesht, me të ardhurat e sigurimeve të shtëpisë së banorëve të Tiranës do mbulohen përmbytjet (ose ngjarje të tjera) e Lushnjes apo Shkodrës. Po pse?!
Shteti ka detyrë të përballojë emergjencat civile deri të shpëtim jetësh dhe në vënien nën kontroll të situatës. Kaq! Më shumë individët i zgjidhin vetë.
Shteti nuk ka borxh askujt t’i rindërtojë shtëpinë, por t’i sigurojë strehim emergjence! Praktika e deri sotme që shteti jepte para për shtëpi në çdo fatkeqësi është e gabuar!
Kushdo të shesë rrezikun e jetesës apo të bisnesit mund të sigurihet lirisht tek kompanitë e sigurimit. Buxheti publik nuk mund të rëndohet pa drejtësisht me këto ngarkesa, sepse në thelb është e PA DREJTË!
E njëjta llogjikë pa drejtësie vlen edhe për sigurimet e detyrueshme. Pra duke krijuar nje buxhet të madh i cili krijohet nga frika ndaj ngjarjeve që ndodhin rrallë ( tërmete apo përmbytje). Pra unë siguroj shtëpinë time për një tërmet që bie diku larg që s’ka lidhje, ose dëmton shtëpi buzë një lumi apo argjinature! Kjo është e pa drejtë! Shtëpitë me leje vijojnë t’i jenë borxhlie atyre pa leje dhe që legalizohen! Kulmi i padrejtësisë!
E përsëris, kush do të ndjehet i sigurtë bën mirë të sigurohet privatisht! Çdo skemë tjetër kolektive ngrihet mbi një padrejtësi kolektive
4. E rrezikshme.
Bisnesi i sigurimeve mbijeton duke shitur frikën ndaj ngjarjeve të rënda. Shpresa është që këto ngjarje të jenë gjithnjë e më të rralla. Por kur shpeshtohen ose kur prekin zona të mëdha bisnesi i sigurimeve shkon në kolaps, pavarësisht sasisë të parave të akumuluara!
Pra çdo skemë sigurimi ka pikën e vet të vdekjes para ngjarjeve të mëdha natyore apo njerëzore. Deri tek dëmet e vogla e të izoluara skemat funksionojnë, por masivisht janë dështim!
Kompani të mëdha botërore na e kanë dëshmuar këtë gjë...Po kompanitë Shqiptare që parazitojnë në tregun e vogël Shqiptar?!
Pa dyshim asnjë garanci nuk japin.
Mjafton të shohim se si skema e sigurimeve të detyrueshme e dëmeve pa autorsi, për të cilat AMF është përgjegjëse, ka dështuar! Kompanitë e sigurimit nuk paguajnë asnjë qindarkë në buxhetin e AMF, për dëmet në trafikun rrugor! Asnjë!
AMF vetë është në kolaps dhe e zhytur keq në konflikte interesi. Shoqëritë e sigurimeve sigurohen që të kenë një AMF gjithnjë nën kontrollin e tyre.
Në këto kushte duan të shtojnë dhe sigurimi e dhunshëm të banesave!
Sigurim nga i cili nuk përfiton askush asgjë! Por vetëm paguan!
Kjo quhet rrjepje!”
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38