Flash News

KRYESORE

"Sikur s'jetoj në vendin tim", Petrit Vasili opozitë Ramës me poezitë e Dritëro Agollit

Ish-kryetari i LSI, Petrit Vasili është ndër politikanët më aktiv në rrjetet sociale këto ditë të gushtit, duke i bërë opozitë qeverisë.

Sot Vasili ka preferuar disa vargje të poetit të madh shqiptar, Dritëro Agolli,” Sikur s’jetoj në vendin tim” për të kritikuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Reagimi i Petrit Vasilit:

Dritëroi shkruante këto vargje të rralla të një filozofie politike.

Çdo ditë provojmë këtë dëshpërim agollian për shkak të qeverisjes së shurdhër, të tharë nga çdo ndjenjë, përbuzëse dhe që nuk i dhemb aspak ky vend, ndërsa Dritëroit kjo dhimbje për Shqipërinë nuk ju shërua.

 

Të fundit