Flash News

KRYESORE

Sillnin drogë nga Shqipëria, 10 të arrestuar në Itali

Sillnin drogë nga Shqipëria, 10 të arrestuar në Itali

Policia italiane arrestoi 10 shqiptarë, të cilët akuzohen për trafik dhe shitje të lëndëve narkotike.

Karabinierët zhvilluan operacionet në provincat e Firences, Sienës, Pratos, Parmës, Milanos, Romës dhe Vareses. Hetimi u lejoi atyre që të zbulonin një grup kriminal të organizuar, që përbëhej nga shqiptarë, që merrej me transportin dhe shpërndarjen e kokainës dhe marijuanës.

Bazë për kokainën ishte Firence, ku malli grumbullohej e më pas shpërndahej. Marijuana sillej nga Shqipëria me gomone dhe më pas dërgohej në qytete të ndryshme italiane. Gjatë hetimit u sekuestruan 275 km marijuanë dhe 6 kg kokainë.

Të fundit