Flash News

KRYESORE

Silva Bino flet për moshat më të rrezikuara nga COVID-19

Silva Bino flet për moshat më të rrezikuara nga COVID-19

Silva Bino, e cila është shefe e epidemiologjisë në ISHP, ka folur për situatën e COVID-19 në vend. Ajo ka është shprehur duke thënë se vijon të ketë të njëjtën rrezikshmëri si më parë, ndërsa nuk përjashtohen moshat e reja dhe gratë.

“Vazhdojmë të kemi një qarkullim të dendur të virusit, sidomos në Tiranë, Durrës, dhe zonat e tjera. Pra, vazhdon një situatë që duhet të jetë e konsiderueshme dhe e rëndësishme. Virulenca e virusit nuk ka ndryshuar, virusi vazhdon të jetë i njëjtë, nuk kemi forma më të lehta. Koronavirusi ka pak gjasa që të ndryshojë kuadrin klinikë. Numri i vdekjeve është i ulët. Po të shohim dhe strukturën e vdekjeve, janë moshat mbi 70 vjec kryesisht. E kemi rritur gamën e testimeve. Ne bëjmë 500 testime në ditë. Aktualisht kemi arritur edhe në 600-700 testime në ditë. Rritja e numrit të testimeve përkon edhe me fuqizimin e aparaturave të reja. Këto 10 ditë pritet të kemi në punë edhe një pajisje për testime të siguruar nga USAID. Moshat më të prekura janë ato mbi 25 vjeç deri në 40 vjeç dhe pastaj kemi moshën mbi 50 vjeç. Përqindja më e madhe te moshat e reja janë femra, ndërsa në moshën mbi 60 vjeç janë meshkuj. Kjo për faktin se ne kemi pasur shumë shpërthime në fabrika e fasoneri, ku punojnë më shumë gratë, ndaj dhe ato mbajnë ‘barrën’ e virusit," - tha Bino në një intervistë për News24.

Sa i takon vaksinës, Bino tha se “Janë disa vaksina në fazat e tyre të ndryshme të testimit."

“Ka plane dhe janë siguruar gati 400 mijë doza vaksine, të cilat do të vijnë nga shtatori deri në fund të tetorit e fillimin e nëntorit. Ky është një 4-fishim i dozave të vaksinës, që mbulon grupet e riskut, si dhe fëmijët, gratë shtatzëna, mësuesit, që do të shërbejnë në shkollat fillore e 9-vjecare, edukatorët, si dhe personeli mjekësor. Popullata do fillojë të vaksinohet që nga shtatori e muajt në vijim. Ky është një vaksinim falas, por natyrisht do të ofrohet edhe vaksinim në shërbimin privat”, u shpreh ajo.

 

Të fundit