Flash News

KRYESORE

Silva Gunbardhi dhe marrëdhënia e saj me familjarët e Dafit: Mua ma bën kafen vjehrra

Këngëtarja e njohur Silva Gunbardi  e ftuar në “Top Shoë Magazine” ka folur jo vetëm për muzikën por edhe për marrëdhënien partnerin e saj, dhe familjarët e tij.

Silva deklaroi se me Dafin, si çdo çift ka ato debatet e tyre që janë kryesisht për shpejtësinë në makinë, pasi siç tregoi këngëtarja, Dafit i pëlqen të ec shpejtë. Ndërsa bashkëshorti i saj mërzitet me përdorimin e shpeshtë të shprehjes “o vlla” nga ana e Gunbardhit, ndërsa tregoi se nuk zihen ndonjëherë për çështje xhelozie pasi ajo nuk del natën, vetëm Dafi del me shokët ose në studio.

Kjo ka shtyrë gazetarin Ervin Kurti që ta ngacmojë.

"Ku e di ti që nuk është me ndonjë gocë dhe jo në studio?", e pyeti ai.

"Po mirë o le të jetë, ça të bëj unë, të vras veten tani?", u përgjigj Silva duke bërë të gjithë të qeshin.

 Ndërsa marrëdhënien me vjehrrën ajo shprehet se e ka shumë të mirë, madje ajo i bënë dhe kafen në mëngjes duke qenë se nuk janë një familje me parime tradicionale, harmonia mes nesh është shumë e madhe, thotë Silva.

“Mua ma bën kafen vjehrra, ata nuk janë familje me rregulla. Më shpesh ndodh që kur ngrihet ajo, unë fle” – rrëfen Silva, por kjo nuk e pengon aspak që të kenë një marrëdhënie harmonike me ta. Por në këtë raport, ajo ka edhe një arsye më shumë për të qenë e dashur për ta: “Ata më kanë njohur mua si shoqja e Dafit në fillim. Sa herë Dafi i thoshte ‘o ma, jam me Silvën’, ajo thoshte ‘ah, shyqyr’”- tregon Silva me krenari.

Po e ëma? Ajo është krejt tjetër nga vjehrra. Mami i Silvës njihet nga të gjithë në lagjen e saj, madje njihet si “sherife” e lagjes aty ku banon: “Mami ka qenë 8 vjet administratorja e pallatit, por tani që ka dalë në pension, është administratore e Dalvit. Të gjithë në lagje i thërrisnin ‘sherife’, sepse nuk i lejonte djemtë të pinin hashash poshtë pallatit. Po ashtu, as çiftet nuk i linte të putheshin (gjeni një vend tjetër, këtu ka banorë)…” – tregon Silva për të ëmën.

Të fundit