Flash News

KRYESORE

Silvio Berlusconi përgatitet t’i kthehet politikës, e frymëzuan rezultatet e Siçilisë

Silvio Berlusconi përgatitet t’i kthehet politikës, e

Ish kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi po kërkon të kthehet përsëri në jetën politike. Kjo pas rezultateve pozitive në rajonin e Siçilisë ku koalicioni që ai mbështeti doli fitues.

Rezultati në Siçili ishte dhe një provë vendimtare për zgjedhjet parlamentare në pranverën e vitit të ardhshëm.

Berlusconi ka një karrierë politike të gjatë, por edhe të mbushur plot me skandale, si brenda shtu dhe jashtë vendit. Ai është përjashtuar nga jeta politik për shkak të dënimit lidhur me një mashtrim tatimor, çështje të cilën ai po mundohet ta zgjidhë para fushatës, në mënyrë që të kandidojë përsëri për të rinisur jetën politike, ndërsa çështja e tij pritet të shqyrtohet në fund të këtij viti nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Të fundit