Flash News

KRYESORE

Simbolika e të rinjve për të kërkuar drejtësi, “burgosin” Ramën dhe Dakon

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë nisur protestën me një gjest simbolik ku kanë “futur në burg” kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Bëhet fjalë për një skenografi të re të të rinjve për protestën e opozitës që do të zhvillohet sot në Tiranë.

Dy të rinj kanë vendosur maskat e kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Dako dhe janë futur brenda një burgu të improvizuar. Kjo do të jetë sot në protestë si simbol i asaj çfarë kërkon sot opozita, referuar edhe përgjimeve të publikuara nga Bild për vjedhjen e votave.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/06/WhatsApp-Video-2019-06-08-at-18.57.52.mp4"][/video]

Të fundit