Flash News

KRYESORE

Simbolika e zgjedhur e Metës; I dha plotfuqishmërinë Bushatit ditën Ditën Kombëtare të Greqisë

Simbolika e zgjedhur e Metës; I dha plotfuqishmërinë Bushatit

Pasditen e sotme, Presidenti i Republikës, Ilir Meta i dha autorizimin ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati për të zhvilluar negociatat për paktin detar me Greqinë, e cila përkoi me Ditën Kombëtare të shtetit helen.

Nuk është e qartë nesë kjo është një datë e zgjedhur nga kreu i shtetit thjeshtë rastësi, por Meta ka qenë gjithnjë pro normalizimit të marrëdhënieve shqiptaro-greke.

Me rastin e kësaj feste, presidenti Meta ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga ambasada greke në Tiranës me rastin e ditës kombëtare të shtetit helen. 

Të pranishëm kanë qenë edhe Ambasadori Amerikan, Donald Lu dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi si dhe një sërë politikanësh të tjerë.

Të fundit