Flash News

KRYESORE

"Simeone nuk është ankuar për sulmues", flet presidenti i Atleticos

"Simeone nuk është ankuar për sulmues", flet presidenti

Enrique Cerezo është një ndër presidentët më emblematikë në botën e futbollit. Atletico Madrid ka funksionuar shkëlqyeshëm me të. Ai ka dhënë një intervistë për "AS" së fundmi, ku iu ka paraprirë problemeve që mund të ketë skuadra së shpejti.

"Nuk ju them dot nëse Cavani do të vijë te ne. Jam i mendimit që negociatat do të vazhdojnë dhe do të presim deri në ditën e fundit. Do të doja ta shihja sërish këtu, por nuk i dihet kurrë. Ai është lojtar i madh", ka deklaruar numri 1 i klubit bardhekuq.

"Ju e dini se kemi sulmues të shkëlqyer. Deri tani, në dijeninë time, Simeone nuk ka kërkuar për të bërë ndërhyrje. Skuadra është e përkryer. Kaluam një periudhë thatësire dhe tani do të vijë koha e shirave dhe përmbytjeve. Ne punojmë pa bërë bujë shumë", ka shtuar Cerezo.

Të fundit