Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
"Simeone po shkatërron Joao Felix", - deklarata e fortë nga ish-mesfushori
Ish-mesfushori, Rafael van der Vaart, ka folur në lidhje me derbin e Madridit. Reali fitoi 1-0 ndaj Atleticos, por holandezi mendoin se trajneri Diego Simeone po e shkatërron lojtarin e ri.
“Joao Felix është një lojtar i mirë, por është në klubin e gabuar. Kur ata firmosën me portugezin unë mendova se Simeone do të provonte një tjetër stil loje, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Unë e kuptoj që fitorja është e rëndësishme, por kur ti ke një lojtar të talentuar si ai, mendoj se trajneri duhet të vendos një skemë ku Joao të ndihet mirë,” deklaron ish-lojtar i Real Madrid.
“Atletico ka disa vite që luan këtë lloj futbolli, ku mbrojtja është gjithmonë solide si dhe luan shumë me kundërsulme. Felix bëri gabim që zgjodhi madrilenët dhe atje po punon me një trajner si Simeone, i cili nuk është i duhuri për të,” mbyll Van der Vaart.