Flash News

KRYESORE

Simeone "shigjeton" një sulmues big në Serie A

Simeone "shigjeton" një sulmues big në Serie A

Atletico Madrid nuk ia doli të siguronte një akord me PSG për shërbimet e Edinson Cavanit në merkaton e janarit. Francezët rezistuan dhe “El Matador”, i cili ishte pro kalimit në La Liga, do të mbyllë sezonin me skuadrën e Thomas Tuchel.

“Colchoneros” kanë ndryshuar objektiv dhe kanë hedhur sytë nga Serie A. Elgoldigitalraporton se klubi iberik pëlqen Arkadiusz Milik. Sulmuesi polak ka një kontratë me Napolin deri në verën e vitit 2021 dhe nuk përjashtohet shitja e tij.

Gattuso ka zgjedhur të bazohet te Dries Mertens dhe Milik largohet nëse vjen oferta e duhur. Simeone e do 26-vjeçarin për të zëvendësuar Diego Costa dhe drejtuesit e Atletico po përgatisin një ofertë për De Laurentiis, presidentin e Napolit.

Të fundit