Flash News

KRYESORE

Simeone tremb rivalin Klopp para ndeshjes: Kam një plan B

Simeone tremb rivalin Klopp para ndeshjes: Kam një plan B

Diego Simeone arriti të mposhtë Liverpool-in në ndeshjen e parë të Champions League me rezultatin 1-0, por duhet edhe një tjetër 90-minutësh për të kaluar më tej me Atletico Madrid-in e tij.

"Colchoneros" u mbrojtën shumë në takimin e luajtur në Madrid. Simeone e di fort mirë se llogaritë duhen bërë ndryshe në "Anfield", aty ku "Të kuqtë" thuajse nuk humbin kurrë.

“Nuk kam qenë asnjëherë në atë stadium, por do të shkojmë për të luftuar. Do të kemi dhe ne avantazhet tona. E kam edhe një plan B. Nuk dua të flas për Koronavirusin. Jam shumë i lumtur që do të luajmë me tifozë. Morata? Është në dyshim, shohim. Mendoj se kemi një fizionomi loje", ka deklaruar argjentinasi.

Të fundit