Flash News

KRYESORE

Simptomat e dehidratimit dhe këshillat që duhet të keni parasysh për të shmangur shqetësimet

Simptomat e dehidratimit dhe këshillat që duhet të keni parasysh

Dehidrimi, edhe pse nuk deklarohet si një gjendje e rëndë mjekësore, mund të ketë efekte negative në mirëqenien tone.

Shpesh, simptomat e dehidrimit nuk janë të lehta për t’u vënë re dhe mund të shfaqen në reagime të ndryshme të trupit.

Më poshtë gjeni simptomat e dehidrimit dhe mënyrën e zgjidhjes së këtij problemi:

Uria

Sipas ‘Mayo Clinic’, qendër mjekësore në Rochester, kur fillojmë të kemi uri, në fakt kemi nevojë më shumë për ujë sesa ushqim.

Prandaj është e këshillueshme të pini dy gota ujë përpara se të hani ushqim.

Marramendje

Kur truri ka nevojë për ujë, ai fillon të reagojë dhe për pasojë ne ndjejmë që kemi marrje mendësh.

Zëvendësimi i kafesë së mëngjesit me një gotë ujë është ajo çfarë rekomandohet të bëni. Kafeja përveç se iu ofron një ndjesi falso të plotësimit të energijsë, ajo mund edhe të dehidrojë organizmin.

Dhimbjet e kokës

Migrena dhe dhimbjet e kokës shpesh herë ndërlidhen me dehidrimin. Gjithashtu, vlen të përmendet se edhe uji i tepërt mund të çojënë dhimbje koke, kështu që rekomandohet të pini ujë në sasi të moderuar.

Për hidratim të përgjithshëm, pin 0.5 litra ujë sapo të zgjoheni nga gjumi. Gjithashtu, sigurohuni që të pini 0.5 litra të tjera sapo të përfundoni vaktin e mëngjesit.

Tharja e buzëve

Tharja e buzëve është një tregues I rëndësishëm që ne kemi mungesë hidratimi. Në rast të tharjes së tyre, rekomandohet që të përdoret zbutësi I buzëve apo vazelina.

Të fundit