Flash News

KRYESORE

Simptomat e kancerit, nga se duhet të keni kujdes

Simptomat e kancerit, nga se duhet të keni kujdes

Shpesh ne i injorojmë simptomat në dukje normale dhe aspak shqetësuese , por kontrolli tek mjeku nuk duhet anashkaluar.

Më poshtë keni 10 nga simptomat që shfaqen në format e ndryshme të kancerit;

1:Ethet janë një simptomë shumë e përgjithshme dhe e zakonshme që lidhet kryesisht me infeksione, por ndodh edhe në rastin e kancerit, ndikon në sistemin imunitar (p.sh. limfoma). Dr. Bartone thekson se rastet ku ethet mund t’i atribuohen kancerit janë infinitezimalë, megjithatë duhet një vizitë tek mjeku nëse ethet vazhdojnë për më shumë se 2-3 ditë.

2: Dhimbje kur gëlltitesh-Në dukje diçka normale,por kur dhimbjet kur gëlltitemi janë të forta dhe të përditshme,atëherë ju këshillohet një vizitë tëk mjeku.

3: Humbja e peshës-Humbja e pashpjegueshme e peshës duhet të vlerësohet gjithmonë nga mjeku. Simptoma është e lidhur me një shumëllojshmëri të kancerit.

4: Kanceri i kolorekturës është forma e tretë më e zakonshme e kancerit si në popullatën meshkuj ashtu dhe femra.

5: Ndryshimet në ngjyrën e lëkurës Vetëvlerësimi i rregullt i lëkurës nevojitet për të identifikuar këto ndryshime në kohën e duhur.

6: Urth-Sulmet e zakonshme të urthit lidhen me kancerin në ezofag.

7: Kokërr në gjoks ose testikujt-Ashtu si në rastin e kancerit të lëkurës, vetë-ekzaminimi i gjirit dhe testikujt për të zbuluar ndryshimet alarmante.

8: Lodhje-Lodhja është një simptomë në një listë të gjatë të sëmundjeve, duke përfshirë kancerin. Mosha, historia familjare dhe faktorë të tjerë të rreziku. Shkoni tek mjeku nëse nuk trajtohet për dy javë dhe me strategjitë “tradicionale”.

9: Ndryshimet në thonjtë-Ndryshimet në formë, lakim ose ndjeshmëri të thonjve janë kryesisht të lidhura me kancerin e mushkërive.

10: Gjaku në urinë-Kjo simptomë mund të tregojë infeksion të traktit urinar ose gur në veshka.

 

 

 

 

Të fundit