Flash News

KRYESORE

Simptomat që ju tregojnë se trupi juaj ka mungesë proteinash...

Simptomat që ju tregojnë se trupi juaj ka mungesë proteinash...

Proteinat janë shumë të rëndësishme për trupin tuaj, ato ndihmojnë ndërtimin dhe rikuperimin e indeve të ndryshme. Proteina është ajo substancë që i jep trupit tuaj një metabolizëm dhe imunitet më të fortë, ndikon tek kockat, muskujt, lëkura apo gjaku. Prandaj është e rëndësishme që ju të merrni mjaftueshëm proteina dhe të mos iu mungojnë ato.

Ja cilat janë shenjat që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për më shumë proteina:

Ndjeheni të shqetësuar

Amino acidet janë tullat ndërtimore të çdo gjëje në trupin tuaj. Kjo përfshin edhe neurotransmituesit. Sintetizimi i amino acideve prodhon dopaminë dhe serotoninë, dy kimikale të cilat janë përgjegjëse për memorien, lumturinë, etj. Prandaj, mungesa e proteinës ndikon që ju të ndjeheni të shqetësuar dhe pa diskonim.

Lëndoheni shpesh

Proteina është pararendës i absorbimit të kalciumit; ky i fundit është përgjegjës për forcimin ekockave. Duke marrë parasysh këtë, nuk është aspak befasuese fakti se mungesa ep proteinave mund të shpie në lëndime të muskujve apo kockave. Nëse nuk keni sasin e duhur të proteinave në trupin tuaj, ju jeni më të prirë të pësoni fraktura të kockave.

Ja cilat janë ushqimet që kanë më shumë proteina:

Përveç mishrave, vezëve, peshkut dhe produkteve të bulmetit që konsiderohen si të pasura me proteina, ekzistojnë edhe shumë pemë e perime që përmbajnë sasi të larta të proteinës, si bajamet, kërpi, tërshëra, etj.

Të fundit