Flash News

KRYESORE

Simptomat që tregojnë se keni probleme me tiroiden

Simptomat që tregojnë se keni probleme me tiroiden

Të gjithë e dimë se nëse një pjesë e organizmit dëmtohet, i gjithë trupi fillon të ketë probleme.

Tiroidja është një organ i cili kontrollon metabolizmin dhe rregullon funksionet e trupit. Shumicën e kohës askush nuk e kupton se tiroidja po funksionon, deri në momentin kur fillon të ketë probleme.

Simptomat e problemeve me tiroiden janë të shumta, por më poshtë janë listuar shqetësimet kryesore:

Rënie floku

Nëse vuani nga hipertiroidizmi apo dhe nga hipotiroidizmi do të keni probleme me rënien e flokut. Edhe vetullat tuaja janë një shenjë që mund të tregojnë se keni probleme me tiroiden.

I keni sytë të thatë dhe të lodhur

Nëse ndjeni se i keni sytë të irrituar dhe të lodhur do të thotë se keni probleme me tiroiden.

Ndiheni të lodhur dhe të pafuqishëm

Hipotiroidizmi shkakton probleme me përqendrimin dhe depresionin dhe mund t’ju sjellë ankth.

Këmbët tuaja duken të fryra

Për shkak të hipertiroidizmit ngadalësohen proceset e trupit tuaj dhe kjo mund të çojë në grumbullimin e ujit në pjesën e poshtme të trupit. Për këtë arsye këmbët dhe kyçet tuaja duken të fryra.

Të fundit